Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Bugajski e ka bërë këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Vllasit i atribuohet rrejshëm një deklaratë për Kurtin Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të fabrikuara të Kurtit dhe Fidanit për Kosovë… Të fundit | Narrativat e zyrtarëve rusë për situatën në Kosovë: “spastrim etnik” i serb… Të fundit | Bajrami nuk ka deklaruar se Kurti i ka rikthyer dinjitetin Kosovës Të fundit | Narrativa serbe për hapjen e urës së Ibrit: nga fajësimi i Perëndimit te ri… Të fundit | Titulli nuk e tregon se tenderi përfshin edhe institucione që nuk janë pjes… Të fundit | Narrativat për projektin turistik të Kushnerit në Shqipëri Të fundit | Grenell nuk tha se “në shtator do të ketë zgjedhje pas kthimit të Thaçit” Të fundit | Pretendohet rrejshëm se u realizua një sondazh për pëlqyeshmërinë e partive…
[ ARTIKULLI ]

Vllasit i atribuohet rrejshëm një deklaratë për Kurtin

FESTIM RIZANAJ

VERDIKTI YNË

LAJM I RREMË

Nuk ka fakte se Vllasi ka thënë se “pa Albinin 20 vjet s’kem guxu me dalë në veri”

Një imazh me pretendimin se ish-politikani Azem Vllasi ka deklaruar se shqiptarët, ndonëse “trima e luftëtarë”, për 20 vjet nuk kanë guxuar të dalin në veri të Kosovës pa Albin Kurtin, është shpërndarë në Facebook.

Videoja është publikuar të dielën (23 gusht) nga llogaria “Worldksinfo Wki”, ndërsa më pas është ripublikuar si “reels” të hënën (24 gusht) nga profili, Elez Neziraj.

Hibrid.info ka kërkuar burimin fillestar të deklaratës, përfshirë intervista, artikuj, video dhe materiale të tjera publike ku Azem Vllasi mund të ketë bërë një deklaratë të tillë.

Nga kërkimi në burimet e disponueshme nuk është gjetur ndonjë burim primar apo i besueshëm që dëshmon se Vllasi e ka shqiptuar këtë fjali.

Çka dihet për këtë pretendim?

Pas kërkimeve të bëra nga hibrid.info, është gjetur se pretendimi në fjalë, është duke qarkulluar edhe në grupin “Qeveria Kurti 3”, si dhe në grupe të tjera në Facebook. Kërkimi tregon se kjo përmbajtje ka qarkulluar së paku që nga qershori 2026.

Azem Vllasi ka bërë deklarata publike lidhur me zhvillimet në veri dhe politikën e qeverisë së Albin Kurtit. Në maj të vitit 2024, Vllasi kishte deklaruar se situata në veri ishte dukshëm më e mirë krahasuar me vitet e mëparshme dhe kishte shprehur mbështetje për veprimet e institucioneve të Kosovës në atë pjesë të vendit. (këtu)

Megjithatë, deklarata të tilla nuk e konfirmojnë citimin që po qarkullon në Facebook.

Për më tepër, nuk është gjetur ndonjë intervistë apo emision televiziv në të cilin Vllasi të jetë regjistruar duke thënë fjalët: “Trima e luftëtarë po, por pa Albinin 20 vjet s’kem guxu me dalë në veri”.


Analiza:

Pretendimi se Azem Vllasi ka thënë “Trima e luftëtarë po, por pa Albinin 20 vjet s’kem guxu me dalë në veri” po qarkullon në Facebook, së paku që nga qershori 2026.

Megjithatë, kërkimi në burime të hapura nuk ka gjetur deri tani intervistën, emisionin apo burimin origjinal në të cilin Vllasi e ka bërë këtë deklaratë.

Ekzistojnë deklarata të dokumentuara të Vllasit në mbështetje të politikës së Kurtit në veri, por ato nuk e konfirmojnë këtë citim specifik.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info këtë pretendim e vlerëson si “lajm i rremë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere