Të fundit | Sa u realizuan pesë vendimet e para të premtuara nga LVV gjatë fushatës së… Të fundit | “Sondazhet” në media sociale: Krijimi i një realiteti të rremë para zgjedhj… Të fundit | Instrumentalizimi ruso-serb i Kosovës në diskursin gjeopolitik dhe ripërsër… Të fundit | Katër milionë mungesa të nxënësve në të gjitha shkollat e Kosovës, jo vetëm… Të fundit | Slopaganda: Kur përmbajtja e dobët me IA kthehet në propagandë politike  Të fundit | Pretendohet pa fakte se Rushiti u propozua për presidente pas kërkesës së S… Të fundit | Fotografi e gjeneruar me inteligjencë artificiale paraqitet si “pamje ekskl… Të fundit | Rishikimi i javës: Dominimi i mashtrimeve digjitale (imazhe me IA dhe phish… Të fundit | Me pamje të mëhershme pretendohet pasaktë se Kurti e Gërvalla ishin të prem… Të fundit | Aktgjykimi për sulmin në Banjskë dhe narrativat serbe për “proces politik”…
[ ARTIKULLI ]

Vetura e konfiskuar e Burdushit është në shfrytëzim nga Ministria e Punëve të Brendshme, e nuk është marrë nga ministri Sveçla

FATBARDH DEMA

Portali informativ “FrontOnline.net” ka publikuar sot (5 shtator) një artikull me titull “Ministri Sveçla merr veturën luksoze “Range Rover” të Burdushit”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se ajo që pretendohet në titull, nuk korrespondon me përmbajtjen.

Në përmbajtje, shpjegohet se vetura e mjekut popullor Hysri Peqanit – Burdushit, e konfiskuar nga shteti i Kosovës po shfrytëzohet nga institucioni, në këtë rast Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), e nuk është marrë nga ministri i saj Xhelal Sveçla, siç paraqitet përmes titullit.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “FrontOnline.net”:

https://frontonline.net/ministri-svecla-merr-veturen-luksoze-range-rover-te-burdushit/?fbclid=IwAR21fe3rjmWfu5j9hJmXewAJ4le_Gky-fFUQnfHYPZSUFzKWJy5gboZS0gw

Nga MPB-ja kanë konfirmuar për “FrontOnline.net” se e kanë në shfrytëzim veturën e lartpërmendur dhe se ajo po përdoret për nevojat e Ministrisë. Mundësia e shfrytëzimit të kësaj veture nga kjo Ministri erdhi pas kërkesës së bërë në Agjencinë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar për dy vetura, por kërkesa është aprovuar për vetëm një veturë.

“MPB për shkak të mungesës së veturave, ka kërku nga Agjencia dy vetura dhe kërkesa jonë është aprovuar për një veturë që tashmë është në përdorim nga Ministria, sipas dispozitave të parapara ligjore”, thuhet në përgjigjen e tyre për Front Online.


Analiza:

“FrontOnline.net” ka raportuar për një veturë të konfiskuar nga shteti i Kosovës, e cila ishte në pronësi të mjekut popull Hysri Peqanit – Burdushit, dhe që e njëjta tashmë po shfrytëzohet nga Ministria e Punëve të Brendshme, por në titullin e këtij artikulli pretendohet se ajo është marrë nga ministri i këtij institucioni, Xhelal Sveçla.

Mirëpo, në përgjigjen e MPB dhënë për këtë portal informativ thuhet se vetura po përdoret për nevojat e Ministrisë, pas kërkesës së bërë në Agjencinë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere