[email protected]
Zyrtari britanik nuk thotë se vaksinat nuk do të funksionojnë ndaj variantit të ri të COVID-19
shape
shape
shape

Gazeta e përditshme “Kosova Sot” në portalin e saj online ka publikuar një artikull me titull “Varianti i ri i koronavirusit prek Anglinë, sekretari britanik për shëndetësi: Vaksinat nuk do të funksiojnë më”.

Ky shkrim përmban titull të sajuar, i cili është deformuar dhe nuk përputhet me përmbajtjen e lajmit.

Sekretari për shëndetësi në Britaninë e Madhe, Matt Hancock njoftoi se është gjetur një variant i ri i virusit Korona i cili po rritet më shpejt në disa pjesë të Anglisë. Por, pavarësisht kësaj ai shtoi se nuk ka “asgjë për të sugjeruar” se varianti i ri shkakton sëmundje më të keqe ose se vaksinat nuk do të funksionojnë më.

Një pjesë e tekstit nga artikulli i publikuar në “Kosova-sot.info”:

Varianti i ri i koronavirusit prek Anglinë, sekretari britanik për shëndetësi: Vaksinat nuk do të funksiojnë më

Sekretari britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock, tha se është gjetur një variant i ri i koronavirusit, që po rritet më shpejt në disa pjesë të Anglisë.

Ai tha se së paku 60 autoritete të ndryshme lokale kanë regjistruar infeksione me koronavirus, të shkaktuar nga varianti i ri, raporton BBC.

Hancock tha se Organizata Botërore e Shëndetësisë është njoftuar dhe se shkencëtarët britanikë janë duke kryer studime më të detajuara.

Ai po ashtu tha se nuk ka “asgjë për të sugjeruar” se varianti i ri shkakton sëmundje më të keqe ose se vaksinat nuk do të funksionojnë më.

Vegëza e artikullit të publikuar në “Kosova-sot.info”:

https://www.kosova-sot.info/lajme/512306/varianti-i-ri-i-koronavirusit-prek-angline-sekretari-britanik-per-shendetesi-vaksinat-nuk-do-te-funksiojne-me/?fbclid=IwAR37lbsgFOSyQoe7ykJ7Vtq6ZnXHrEbREXw_nw65nGrmXvuOAAIAQRH-BXc


Më poshtë mund ta gjeni vegëzën e artikullit origjinal të publikuar nga BBC:

https://www.bbc.com/news/health-55308211?fbclid=IwAR0TXSH2OvpzwpbyGyvLJNyuJMGoIWF8qzSpaQf0II_Sv-2466jckwvINTw


Analiza:

“Kosova Sot” në këtë artikull ka përdorur titull të sajuar që nuk përputhet me tekstin. Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, ky shkrim kategorizohet si “dezinformatë” dhe “clickbait”.


Arsyetimi:

Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Clickbait – “Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others