Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes Të fundit | Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin gusht 2026 Të fundit | Pretendim konspirativ se nëse dënohen krerët e UÇK-së, do të shkaktohet dhu… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump i ka bërë ftesë Thaçit për vizitë në SHBA më… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të sajuara që u atribuohen figurave politike,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se largimi nga përfitimet vlen për ata që nuk plotësojnë…
[ ARTIKULLI ]

Ky burrë i veshur si grua po i grabit fëmijët në Kosovë

SHKELZEN OSMANI

Kategoria: #Lajm i rremë

Lajmi për rrezikun nga i ashtuquajturi burrë i veshur si grua, e cila po i grabitë fëmijët, është konstatuar si i pavërtetë. Më vonë, i njëjti person është konstatuar se është një grua rome, e riatdhesuar së fundmi në Kosovë dhe e cila nuk paraqet kurrfarë rreziku. Si rezultat publikimit të këtyre lajmeve, kjo grua është kanosur me sulme të ndryshme nga qytetarët në shumë qytete të Kosovës.

Më poshtë mund të lexoni verifikimin e saktësisë së këtyre lajmeve.

Lajmi i rremë:

Fëmijët në Kosovë po ndihen të rrezikuar nga një grup njerëzish që po shfaqen para shkollave të tyre.Në rrjetet sociale po qarkullon një lajm se një person i veshur me rroba të femrave dhe me make-up po shëtit rrugëve të Malishevës, Suharekës dhe disa qyteteve tjera.

Qytetarët e kësaj ane janë alarmuar ku kanë shpërndarë disa fotografi të këtij personi duke bërë apel të kenë kujdes të shtuar prindërit dhe fëmijët.

Këtë lajm e ka konfirmuar për inFokus, zëdhënësi i policisë së Prizrenit, Vesel Gashi.“Në Policinë e Prizrenit nuk është raportuar një rast i tillë. Por kemi informacione për komunë e Malishevës. Për më shumë detaje telefononi atje”, ka thënë Gashi.

Disa nga titujt e këtij lajmi të rremë të publikuar nga mediat:

https://kosova.info/ky-burre-i-veshur-si-grua-po-i-grabit-femijet-ne-kosove/
https://www.balkanweb.com/alarmi-i-veshur-si-grua-ky-burre-po-grabit-femijet-afer-shkollave/

Verifikimi:

Lajmet e publikuara në disa media online të Kosovës për rrezikun se një mashkull i maskuar si një femër po grabitë fëmijë, është vërtetuar si një lajm i rremë, pas vërtetimit përmes deklaratave pasuese të zyrtarëve të Policisë së Kosovës të publikuara në ditët në vijim.

Policia thotë se gruaja rome nuk paraqet rrezik për askënd, paralajmëron masa për personat që e sulmuan

https://reporteri.net/lajme/policia-apelon-qytetaret-gruaja-rome-nuk-paraqet-rrezik-per-askend-nuk-ka-nevoje-te-ngritet-ndonje-shqetesim-ne-opinion/

Ky lajm kategorizohet si “Lajm i rremë” pasi që përmban informacione faktikisht të gabuara.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere