Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime për konfiskimin e pronave të Vjosa Osmanit dh…
[ ARTIKULLI ]

Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencës shoqërore

HIBRID

Më 15 prill 2026, në Prishtinë u mbajt konferenca “Demokracitë Rezistente në Epokën e Informacionit: Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencës shoqërore”, e bashkëorganizuar nga Ambasada e Finlandës në Prishtinë, Ambasada e Suedisë, Konsullata Nderi e Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë, The Geopost dhe Hibrid.info.

Konferenca mblodhi politikëbërës dhe ekspertë nga vendet nordike dhe Kosova, duke krijuar një platformë të rëndësishme për shkëmbimin e përvojave dhe qasjeve praktike në adresimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencës shoqërore në një mjedis gjithnjë e më kompleks informativ.

Ngjarja u hap me fjalë rasti nga Ambasadorja e Finlandës në Kosovë, Eevamari Laaksonen, si dhe Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, të cilët theksuan rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në përballjen me sfidat e dezinformimit.

Në fokus të konferencës ishin ligjëratat kryesore që ofruan perspektiva të thelluara mbi ndikimin informativ dhe mënyrat e adresimit të tij. Eksperti i komunikimit strategjik, Markku Mantila, hapi diskutimin me prezantimin “Përgjigjet e komunikimit strategjik ndaj ndikimit informativ”, duke theksuar mënyrat praktike se si shoqëritë mund të përgatiten, të reagojnë dhe të zvogëlojnë ndikimin e operacioneve të informacionit.

Një tjetër moment i rëndësishëm ishte ligjërata e gazetares hulumtuese Jessikka Aro, e cila në prezantimin e saj “Ekspozimi i dezinformimit: Mësime nga hetimi i luftës informative” ofroi një analizë të thelluar mbi mënyrën se si funksionon dezinformimi dhe çfarë mund të zbulojë puna hulumtuese në këtë drejtim, duke u fokusuar në hulumtimin e saj mbi trollet dezinformuese ruse.

Te dy sesionet u pasuan nga diskutime të moderuara nga CEO i The Geopost, Gynen Venhari.

Paneli me temën “Ndërtimi i reziliencës shoqërore ndaj dezinformimit dhe FIMI”, i moderuar nga drejtori ekzekutiv i ADS/Hibrid.info, Shkëlzen Osmani, mblodhi ekspertë nga fusha të ndryshme, përfshirë Saara Jantunen-Paju nga Zyra e Kryeministrit të Finlandës, Saara Salomaa nga Agjencia Finlandeze për Arte dhe Kulturë, si dhe Dren Gërguri nga Universiteti i Prishtinës. Diskutimi u fokusua në atë se si duket rezilienca në praktikë – nga forcimi i ekosistemeve të besueshme të informacionit deri te investimi në edukimin medial, bashkëpunimi ndërsektorial dhe rritja e ndërgjegjësimit publik afatgjatë.

Në përmbyllje të kësaj pjese, Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, ndau reflektime dhe një perspektivë për të ardhmen mbi forcimin e reziliencës demokratike.

Në pjesën e dytë të ditës, pjesëmarrësit patën mundësinë të marrin pjesë në punëtorinë interaktive “Forcimi i edukimit medial përmes një qasjeje gjithëpërfshirëse shoqërore”, e realizuar nga Saara Salomaa dhe Shkëlzen Osmani. Gjatë këtij sesioni u prezantua modeli finlandez i edukimit medial, i cili bazohet në bashkëpunimin ndërmjet shkollave, institucioneve publike, shoqërisë civile dhe mediave për të ndërtuar një reziliencë të qëndrueshme.

Punëtoria gjithashtu u fokusua në kontekstin e Kosovës, duke analizuar iniciativat ekzistuese, sfidat kryesore dhe mundësitë për avancim. Përmes diskutimeve të drejtuara, pjesëmarrësit eksploruan se cilat elemente të modelit finlandez mund të përshtaten në mënyrë reale në nivel lokal, duke përfunduar me rekomandime konkrete dhe hapa të ardhshëm.

Kjo konferencë shërbeu si një mundësi e rëndësishme për shkëmbimin e përvojave, ndërtimin e bashkëpunimit dhe avancimin e qasjeve për forcimin e reziliencës shoqërore ndaj dezinformimit, duke theksuar se përballja me sfidat e informacionit kërkon një angazhim të koordinuar dhe afatgjatë nga të gjithë aktorët e shoqërisë.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere