Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes Të fundit | Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin gusht 2026 Të fundit | Pretendim konspirativ se nëse dënohen krerët e UÇK-së, do të shkaktohet dhu… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump i ka bërë ftesë Thaçit për vizitë në SHBA më… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të sajuara që u atribuohen figurave politike,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se largimi nga përfitimet vlen për ata që nuk plotësojnë…
[ ARTIKULLI ]

Tjetër sondazh i rremë mbi partitë politike për zgjedhjet e 7 qershorit

FATBARDH DEMA

VERDIKTI YNË

LAJM I RREMË

Sondazhi i publikuar në Facebook për partitë në Kosovë është i rremë. Nuk ka burim kredibil, institucion apo metodologji.

Faqja në Facebook “Mërgata me LDK-në” ka publikuar të dielën (31 maj) një përmbajtje përmes së cilës pretendon se paraqet grafikë të një sondazhi parazgjedhor për partitë politike në Kosovë.

Në këtë përmbajtje pretendohet se ky sondazh e paraqet si parti të parë Lidhjen Demokratike të Kosovës me 34.1%, pasuar nga Lëvizja Vetëvendosje (28.1%), Partia Demokratike e Kosovës (22.2%), Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (11.4%), e Partia Socialdemokrate e Kosovës (4.2%).

Çka nuk shkon me këtë përmbajtje?

Pas verifikimit të fakteve, u vërtetua se ky sondazh nuk ekziston.


FAKTET

Hibrid.info ka kërkuar në Google lidhur me këto përqindje, por rezultatet nuk shfaqin asnjë sondazh të publikuar me këto të dhëna në media apo burime kredibile (shih këtu).

Po ashtu, faqja e lartcekur nuk ka sqaruar se nga kush u krye kjo matje e as cila ishte metodologjia e përdorur.


Çka janë sondazhet?

Sondazhi është hulumtim paraprak për të njohur një gjendje, mendimet a qëndrimet për diçka të caktuar. Në këtë metodë statistikore nxirren rezultate bazuar në studimin e një pjese të popullatës, që quhet mostër.

Bazuar në artikullin e institutit Pew Research (institut kërkimor për sondazhe dhe studime të bazuara në fakte), sqarohet se çfarë informata duhet të kërkohen për mënyrën se si është kryer një sondazh.

Prandaj, lexuesi që has në një përmbajtje të tillë, për ta verifikuar atë nëse është sondazh kredibil apo jo, duhet të kontrollojë:

Kush e kreu sondazhin dhe kush e sponsorizoi atë?

Kush u intervistua?

Si u zhvillua sondazhi? 

Si u përzgjodhën njerëzit për sondazhin?

Kur u krye sondazhi? 

Sa persona u intervistuan? 

A u peshua sondazhi? Nëse po, si?

A duken pyetjet e sondazhit sikur janë neutrale dhe të drejta? 


Deri në shkrimin e këtij artikulli, përmbajtja e publikuar nga faqja “Mërgata me LDK-në” ka grumbulluar gjithsej 313 pëlqime, 21 komente e 11 shpërndarje (shih këtu).


Hibrid.info gjatë muajit maj ka trajtuar përmbajtje të tilla që janë paraqitur rrejshëm si sondazhe (shih këtu, këtu, këtu, këtu, këtu, këtu dhe këtu).


Analiza

Një përmbajtje e publikuar në Facebook pretendon se paraqet rezultate të një sondazhi për partitë politike në Kosovë.

Sipas grafikes së shpërndarë, renditja e partive dhe përqindjet e mbështetjes janë të specifikuara, megjithatë pas verifikimit nuk është gjendur asnjë sondazh i publikuar në burime kredibile që konfirmon këto të dhëna.

Gjithashtu, mungojnë informacione bazë si, institucioni që ka kryer matjen dhe metodologjia e përdorur, duke ngritur dyshime serioze për vërtetësinë e pretendimit.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Lajm i rremë”.

Arsyetimi

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere