Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht Të fundit | Pretendohet pabazë se Kurti pritet të shpallet person non grata nga ShBA-ja… Të fundit | Tjetër sondazh i rremë mbi partitë politike për zgjedhjet e 7 qershorit Të fundit | Rishikimi i javës: Lajme të rreme për sondazhe politike dhe manipulim fakte… Të fundit | Nga sondazhet e rreme te përmbajtjet me IA - trendet e keqinformimit para z… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se “një institut francez” ka publikuar sondazh për zgj… Të fundit | Me anë të një imazhi ku Jashari shihet pranë Hamzës, pretendohet pasaktë se… Të fundit | Fushata për zgjedhjet e 7 qershorit me rreziqe të reja të keqinformimit
[ ARTIKULLI ]

Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV

FATBARDH DEMA

VERDIKTI YNË

PËRMBAJTJE E PAVERIFIKUAR

Publikuesi nuk ofron asnjë fakt që kjo matje është kryer nga LVV.

Faqja në Facebook “TV Prishtina” ka publikuar të martën (2 qershor) një përmbajtje përmes së cilës u pretendua se po paraqiten rezultatet e një sondazhi të brendshëm të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), sipas të cilit kjo parti gëzon 43.5% të mbështetjes së qytetarëve, ndërsa PDK-ja 24%, LDK-ja 21% dhe AAK-ja 8%.

Gjithashtu pretendohej se, megjithëse këto rezultate po qarkullojnë në opinion, sondazhi nuk është publikuar ende zyrtarisht.


Çka nuk shkon me këtë përmbajtje?

Publikuesi nuk ofron asnjë fakt që kjo matje është kryer nga LVV. Po ashtu, imazhi rezulton se është gjeneruar përmes inteligjencës artificiale.

FAKTET

Hibrid.info ka kërkuar në Google lidhur me këtë pretendim, por rezultatet nuk e shfaqin atë të publikuar në asnjë media apo burim kredibil. I vetmi publikues i këtij “sondazhi” mbetet faqja “TV Prishtina” (shih këtu).

Faqja “TV Prishtina” në Facebook nuk ka adresë, kontakt apo ueb-faqe. E vetmja e dhënë në këtë faqe është një email, e që i njëjti nuk përputhet me emrin e faqes (shih këtu).

Gjithashtu, faqja e cila është krijuar më 2013, ka bërë tetë herë ndryshim të emrit. Fillimisht është krijuar si “Vranjevci nuk ndahet”, më pastaj është riemërtuar “Kodra e Trimave”; “TVPrishtina”; “Nushi”; “TVPrishtina”; “KampStudio”; “Hip-Hop News, Rap Music”; dhe sërish më 2022 në “TV Prishtina”.


Hibrid.info ka përdorur edhe platformën për verifikim të imazheve “Hivemoderation.com”, e cila tregon se ky imazh u gjenerua 87% përmes inteligjencës artificiale (CHATGPT) (shih fotografinë më poshtë).


Çka janë sondazhet?

Sondazhi është hulumtim paraprak për të njohur një gjendje, mendimet a qëndrimet për diçka të caktuar. Në këtë metodë statistikore nxirren rezultate bazuar në studimin e një pjese të popullatës, që quhet mostër.

Bazuar në artikullin e institutit Pew Research (institut kërkimor për sondazhe dhe studime të bazuara në fakte), sqarohet se çfarë informata duhet të kërkohen për mënyrën se si është kryer një sondazh.

Prandaj, lexuesi që has në një përmbajtje të tillë, për ta verifikuar atë nëse është sondazh kredibil apo jo, duhet të kontrollojë:

Kush e kreu sondazhin dhe kush e sponsorizoi atë?

Kush u intervistua?

Si u zhvillua sondazhi? 

Si u përzgjodhën njerëzit për sondazhin?

Kur u krye sondazhi? 

Sa persona u intervistuan? 

A u peshua sondazhi? Nëse po, si?

A duken pyetjet e sondazhit sikur janë neutrale dhe të drejta? 


Hibrid.info në periudhën e fundit ka trajtuar përmbajtje të tilla që janë paraqitur rrejshëm si sondazhe (shih këtukëtukëtukëtukëtukëtukëtu dhe këtu).


Analiza

Pretendimi për një sondazh parazgjedhor të brendshëm të subjektit politik LVV me rezultate specifike për zgjedhjet e 7 qershorit, nuk mbështetet nga asnjë burim i verifikueshëm.

Pas hulumtimit të kryer nga hibrid.info, nuk u gjet asnjë publikim i tillë në media apo burime kredibile, ndërsa publikuesi nuk ofron dëshmi se sondazhi është realizuar vërtet nga subjekti politik që përmendet. Për më tepër, analiza e imazhit tregon me probabilitet të lartë se ai është gjeneruar përmes inteligjencës artificiale.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si të “Pa verifikuar”.

Arsyetimi

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre përmbajtjeve informative që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur të verifikohen për shkak të rrethanave të caktuara (shpejtësisë, mungesës së burimeve) gjatë publikimit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere