Të fundit | Video të gjeneruara me IA të ndërlidhura me zgjedhjet po qarkullojnë në med… Të fundit | Sondazh i rremë në emër të një kolegji universitar Të fundit | Nuk janë rritur shtesat për fëmijë dhe lehona, bëhet fjalë për premtim elek… Të fundit | Pretendim mashtrues për hantavirus në Kosovë: videoja e moderatorit lidhej… Të fundit | Osmani nuk ka thënë se ka incizime dhe transkripte të takimit mes Kurtit, V… Të fundit | Sondazh i rremë për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit Të fundit | Aterimi i “Ruslan”-it në Prishtinë nuk lidhet me armatosjen në kuadër të ba… Të fundit | Përmes një fotografie të vjetër pretendohet rrejshëm se nën organizimin e R… Të fundit | Pretendim i rremë se qeveria ndau 11 milionë euro për qytetarët Të fundit | Pretendim i pakonfimuar se Kurti i kërkoi Bondsteel-it të paguajë qira
[ ARTIKULLI ]

Artikuj me titull përgjithësues

HIBRID

Portalet në Kosovë “gazetablic.com” dhe “kosova-sot.info”, kanë publikuar artikuj me tituj përgjithësues, që nuk e qartësojnë vendndodhjen e ngjarjes, duke lënë vend për keqinformim.

Gazeta Blic në postimin e tyre në Facebook e kanë publikuar artikullin me titull “Aksident i rëndë, shtatë të vdekur”. Mirëpo titulli ndryshon (më shpjegues) posa të hapet artikulli, ku tregohet se ngjarja ka ndodhur në Hungari.

Një tjetër titull përgjithësues ka edhe artikulli i publikuar nga Kosova Sot. Në titullin e këtij artikulli shkruan “Gruaja i kërkoi divorc, burri e masakron me thikë vajzën 7 vjeçe për hakmarrje”, ndërsa detaje rreth ngjarjes jepen vetëm pasi të hapet artikulli, në përmbajtje.

Pra të dy artikujt mbajte tituj përgjithësues, duke lënë të kuptohet se ngjarja mund të ketë ndodhur në Kosovë.

 Pjesë nga artikujt e publikuar në këto portale:

Gazeta Blic

Shtatë persona vdiqën dhe katër të tjerë u lënduan, kur një veturë me targa serbe që po bartte emigrantë u përplas në një shtëpi në Hungari në orët e vona të së hënës, pasi vozitësi refuzoi t’i ndalej policisë për kontrollim, tha policia hungareze.

Kosova Sot

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Turqi.

Mediat atje, raportojnë se Habib Ozturk, ka masakruar me thikë vajzën e tij të mitur. Ai e ndërmori këtë akt të rëndë, në momentin që gruaja i kërkoi divorcin.

Vegëzat e artikujve të publikuar në këto portale:

https://gazetablic.com/shtate-te-vdekur-nga-aksidenti-i-vetures-me-emigrante-ne-hungari/

https://www.kosova-sot.info/lajme/588155/ngjarje-e-rende-gruaja-i-kerkoi-divorc-burri-e-masakron-me-thike-vajzen-7-vjece-per-hakmarrje/


Analiza:

Portalet kosovare “gazetablic.com” dhe “kosova-sot.info” kanë publikuar artikuj me ngjarje që nuk kanë të bëjnë më Kosovën, ndërsa në titull nuk është bërë e qartë se fjala është për shtete tjera.

Duke e ditur se këto portale janë të regjistruara në Kosovë dhe shumicën dërmuese të lexuesve i kanë kosovarë, kjo mund t’i dezinformojë ata, duke lënë të kuptohet se këto ngjarje kanë të bëjnë me shtetin kosovar.

Nga analiza e kontrollit të fakteve e kryer nga hibrid.info, këta artikuj marrin vlerësimin si “clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere