Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Arben Gashi nuk ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para VV-së

HIBRID

Llogaria në TikTok me emrin “lagraqsaqi” ka publikuar një video-material me imazhin e Arben Gashit, deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së dhe një mbishkrim si deklaratë e tij.

Në mbishkrim pretendohet se Gashi është deklaruar se do ta votonte Listën Serbe para Lëvizjes Vetëvendosje.

Hibrid.info ka hulumtuar dhe nuk ka gjetur dëshmi që provojnë se një deklaratë e tillë është bërë nga deputeti Gashi.


Vegëza e video-materialit të publikuar në TikTok nga “lagraqsaqi”:

https://www.tiktok.com/@lagraqsaqi/video/7269722046286925088


Hibrid.info e ka gjetur po ashtu të njëjtin deklarim të pretenduar, të publikuar nga dy faqe në Facebook. (shih këtu dhe këtu)


Megjithatë, hibrid.info ka hulumtuar me anë të makinës së kërkimit “Google”, për të gjetur prova që faktojnë deklarimin e pretenduar të Arben Gashit, nga faqja në fjalë, por që nuk ka hasur në të tilla. (shih këtu)


Përpos faktit që publikimin e pretenduar nuk e gjejmë në asnjërin nga mediat kredibile, fakt tjetër që e bën jo të qëndrueshëm pretendimin, është edhe të shkruarit me gabime drejtshkrimore i mbishkrimit në imazh.

Mbishkrimi origjinal i video-materialit:

“Gashi  po ta kisha lapsin e popllit  në dorë më parë  dota votoja Listen Serbe sesa VV-në”


Analiza:

Llogaria në TikTok “lagraqsaqi” ka postuar një video-material me datë 21 gusht.

Video-materiali shfaq imazhin e deputetit Arben Gashi me mbishkrimin që pretendon se ai ka thënë se më parë do të votonte Listën Serbe sesa Lëvizjen Vetëvendosje.

Por që hibrid.info ka hulumtuar dhe nuk ka arritur të gjejë të publikuar nga burime të besueshme deklaratën e pretenduar.

Andaj edhe bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson video-materialin e publikuar si “Lajm i rremë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere