Të fundit | Rifat Jashari nuk e ka bërë deklaratën e pretenduar ndaj Edi Ramës Të fundit | Titulli e paraqet lirimin e Thaçit si të konfirmuar Të fundit | Rama s’ka thënë se mbështetësit e protestave nga Kosova e Maqedonia e Veriu… Të fundit | Nuk ka dëshmi se Engel ka deklaruar se lirimi i Thaçit do të ndikonte në sk… Të fundit | Pretendim i rremë se Hillary Clinton ka bërë një deklaratë për qeverisjen e… Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin korrik 2026 Të fundit | Format e manipulimit të imazheve për qëllime keqinformimi Të fundit | Hamza nuk refuzoi krijimin e institucioneve dhe nuk kërkoi zgjedhje të reja Të fundit | Videoja e vitit 2021 me aeroplanë luftarakë serbë mbi Jarinjë ripublikohet… Të fundit | Pretendime pa fakte se familja Berisha e dogji shtëpinë në Zveçan për t’i a…
[ ARTIKULLI ]

Titull i sajuar: Nuk provohet pretendimi se po formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe

HIBRID

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “Timenews24hr.com” ka publikuar një artikull me titull tendencioz “TURP/ Asociacioni Po Behet. Ja Cfare Permban Marreveshja E Turpit”.

Hibrid.info ka verifikuar faktet në këtë artikull dhe është vërtetuar se titulli është i sajuar, i cili nuk përputhet me përmbajtjen.

Në tekst gjendet një deklaratë e Blerim Velës, këshilltarit të Presidentes Vjosa Osmani, i cili në emisionin “Infobox” në RTV Dukagjini kishte thënë se “Asociacioni nuk do të jetë me kompetenca ekzekutive dhe nuk do të jetë pushtet i tretë “.

Këtë deklaratë, Vela e dha kur u pyet se cilat janë qëndrimet lidhur me dialogun Kosovë-Serbi që janë shpalosur në takimin e fundit mes Presidentes, Vjosa Osmanit dhe Emisarit të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “Timenews24hr.com”:

https://timenews24hr.com/archives/47246?fbclid=IwAR0cg_id_3vZyOCp1T3W_TBKfl6H00Ds_RxlI2UzBinTKAQGEkbs3YLK6rE

Pjesë nga intervista e Velës dhënë për RTV Dukagjini:

“U riafirmua nga vetë përfaqësuesi amerikan se cdo zgjidhje përfundimtare duhet të ketë për bazë njohjen reciproke dhe se ky proces nuk duhet të cenojë integritetin territorial, sovranitetin dhe kushtetutshmërin.  Qëndrimet e tij i keni parë edhe para vizitës që i ka dhënë në intervista, e të cilat në masë të madhe janë të njëjta, por të mos thënë afër 100%, me qëndrimet që i kanë institucionet dhe presidentja e Republikës”, tha ai.


Këtë artikull ky portal i dyshimtë e mori nga mediumi online “Gazetaexpress.com”, të cilit më pas i vuri titull të sajuar “TURP/ Asociacioni Po Behet. Ja Cfare Permban Marreveshja E Turpit”.

Vegëzën e artikullit të publikuar në “Gazetaexpress.com” mund ta gjeni këtu.


Pas hulumtimit përmes makinave të kërkimit, Hibrid.info ka gjetur edhe intervistën e Velës dhënë për RTV Dukagjini, ku flet lidhur me Asociacionin. (shih këtu)


Analiza:

Portali i dyshimtë “Timenews24hr.com” ka publikuar një artikull të “Gazetaexpress.com”, të cilit qëllimshëm i ka vënë titull të sajuar.

Pas analizës së kontrollit të fakteve bazuar në metodologjinë e punës, Hibrid.info e ka vlerësuar këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere