Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Artikull me titull përgjithësues

HIBRID

Portali “kosova-sot.info” ka publikuar një artikull me titull “Ja sa persona pritet të vaksinohen deri në fund të korrikut”.

Vërhehet qartë se titulli i këtij artikulli, i publikuar nga “kosova-sot.info”, nuk e qartëson kontekstin e ngjarjes të cilin e përshkruan lajmi si dhe vendndodhjen. Një gjë e tillë bëhet e ditur vetëm në përmbajtje, ku përshkruhet se ngjarja ka të bëjë me shtetin e Spanjës.

Me këtë titull të vendosur, autori tenton që t’i bëjë lexuesit të kuptojnë që lajmi ka të bëjë me vaksinimin në Kosovë.

Kjo mund të dezinformojë lexuesit duke aluduar se bëhet fjalë për Kosovën, pasi ky portal është kosovar dhe pjesën dërmuese të lexuesve i ka shqipfolës.

Pjesë nga teksti i artikullit të publikuar në “kosova-sot.info”:

Ja sa persona pritet të vaksinohen deri në fund të korrikut

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez ka deklaruar se 25 milion spanjollë do të vaksinohen plotësisht kundër koronavirusit deri në fund të korrikut, ndërsa ka treguar synimin e  tij  për të vaksinuar deri në fund të gushtit   70% të popullsisë.

Sanchez tha se numri i personave të vaksinuar plotësisht do të tejkalojë numrin kumulativ të rasteve me COVID-19, i cili të hënën ishte në 3.3 milion. Qëllimi i qeverisë nuk është të zgjasë  gjendjen e  jashtëzakonshme, e cila skadon më 9 maj.

Vegëza e artikullit të publikuar në “kosova-sot.info”:

https://www.kosova-sot.info/lajme/536430/ja-sa-persona-pritet-te-vaksinohen-deri-ne-fund-te-korrikut/


Analiza:

Portali “Kosova-sot.info” ka publikuar një lajm që ka të bëjë me shtetin e Spanjës, ndërsa në titull nuk ka sqaruar se për cilin vend bëhet fjalë.

Me këtë titull, lë të kuptohet se artikulli ka të bëjë me Kosovën apo ndonjë vend shqipfolës, pasi dihet se shumica e lexuesve të këtij portali janë shqipfolës. Pas analizës së kontrollit të fakteve të bërë nga hibrid.info, rezulton që ky shkrim hyn në kategorinë “clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere