Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Engel nuk ka shprehur asnjë opinion mbi atë se kush nuk duhet të votohet në zgjedhjet në Kosovë

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Publikohet nje imazh me figurën e Eliot Engelit, ish-kongresist amerikan, në mbishkrimin e së cilës pretendohet se ai ka deklaruar që të mos votohet për ata që ishin kundër simboleve dhe himnit Të Kosovës, pasi që ata janë të rrezikshëm për shtetin e ri të Kosovës.

Kjo fotografi është publikuar dje (17 janar) në TikTok nga një llogari me emrin “ardii1381”.

Por, hibrid.info ka gjetur se Engel nuk ka dhënë një deklaratë ashtu si pretendohet në mbishkrimin e këtij materiali.

Po ashtu, në postimet e kësaj llogarie është vërejtur mbështetje kryesisht për Partinë Demokratike të Kosovës (PDK).


Hibrid.info ka hulumtuar përmes makinës së kërkimit, “Google”, në rast se ish-kongresist ka dhënë një deklaratë të tillë, por rezultatet nga kërkimi nuk kanë shfaqur asnjë burim që përputhet me pretendimin.

Rezultatet tregojnë se Engel nuk ka shprehur opinione se si duhet të përcaktohen qytetarët në Kosovë, as për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 9 shkurt të këtij viti as për zgjedhjet e mbajtura në të kaluarën.


Kush është Eliot Engel?

Eliot Lance Engel është një politikan amerikan që shërbeu si përfaqësues i SHBA-sw nga Nju Jorku nw vitet 1989-2021. Një anëtar i Partisë Demokratike, ai përfaqësoi një distrikt që mbulonte pjesë të Bronksit të veriut dhe jugore Westchester County.

Lidhja Qytetare Shqiptaro-Amerikane, një grup lobuesish shqiptaro-amerikan në Uashington, D.C., e shtoi Engelin në grupin e saj të lobit të politikanëve të shquar në fillim të viteve 1990. Në vitin 1996, The Ëashington Post shkroi, “Çështja e Kosovës është mbajtur gjallë në Uashington nga një grup i vogël kongresmenësh të udhëhequr nga Eliot L. Engel”. Ndërsa ishte anëtar i Nënkomitetit për Evropën dhe kryetar i Grupit të Kongresit për Çështjet Shqiptare të Kongresit, Engel luftoi spastrimin etnik në Luftën e Kosovës të vitit 1999 dhe shprehu mbështetje në Kongres për shpalljen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia në vitin 2008. Më 11 nëntor 2011, Komuna e Pejës, Kosovë, i dha Engelit titullin Qytetar Nderi i Pejës. Në korrik 2019, seksioni autostradës M9.1 ndërmjet Gjakovës në Kosovë dhe SH22 Fierzës, në Shqipëri, që kalon përmes Bajram Currit, u emërua Eliot Engel nga autoritetet lokale. Engel ishte i pari burrështetas i huaj që iu drejtua parlamentit të Kosovës.


Analiza:

Pretendimi se Eliot Engel, ish-kongresisti amerikan ka deklaruar që të mos votohet për ata që ishin kundër simboleve dhe himnit Të Kosovës, pasi që ata janë të rrezikshëm për shtetin e ri të Kosovës, është i pasaktë.

Engel asnjëherë nuk ka shprehur preferenca politike për zgjedhjet në Kosovë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si ”Lajm i rremë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere