• Rreth hibrid.info
  • Metodologjia
  • Impresumi
  • Korrigjime dhe demante
  • Kontakti
  • ADS
  • Publikimet
  • Partnerët
  • Raporto
    • Home
    • Analizë
      • Fact Checking
      • Fake agjenda
    • Media
      • Vendi
      • Rajoni
      • Bota
    • Publikimet
    • Opinione
      • Op-ed
      • Blog
    • Rrenë
      • Lajme të rreme
      • Mediat e dyshimta (vendore)
      • Mediat e dyshimta (ndërkombëtare)
    • Video
    • Covid-19
    • EDU
      • Edukimi medial
      • Shtjellimi i javës
      • Çrregullimi informativ
      • Burime të hapura
    No Result
    View All Result
    • Home
    • Analizë
      • Fact Checking
      • Fake agjenda
    • Media
      • Vendi
      • Rajoni
      • Bota
    • Publikimet
    • Opinione
      • Op-ed
      • Blog
    • Rrenë
      • Lajme të rreme
      • Mediat e dyshimta (vendore)
      • Mediat e dyshimta (ndërkombëtare)
    • Video
    • Covid-19
    • EDU
      • Edukimi medial
      • Shtjellimi i javës
      • Çrregullimi informativ
      • Burime të hapura
    No Result
    View All Result
    No Result
    View All Result
    Home Highlights

    Ekskluzive: Berat Buzhala njëri nga ministrat në Qeverinë Hoti

    Shkelzen Osmani by Shkelzen Osmani
    06/07/2020
    in Highlights, Media, Vendi
    0
    Ekskluzive: Berat Buzhala njëri nga ministrat në Qeverinë Hoti
    0
    SHARES
    32
    VIEWS
    Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

    Kategoritë: #lajm i rremë, #shpërndarje e lajmit të rremë, #raportim i njëanshëm, #dezinformatë

    Pak para formimit të qeverisë së re të përbërë nga LDK, AAK, Nisma dhe Lista Serbe, të udhëhequr nga kryeministri Avdullah Hoti, disa media kishin deklaruar se gazetari, Berat Buzhala, është një nga emrat që do të jetë pjesë e këtij kabineti në postin e ministrit.

    Disa media online kishin publikuar këtë lajm për pronarin e “gazetaexpress” dhe televizionit “T7”, por duke mos kërkuar konfirmim nga vet Buzhala. Lajmi është shpërndarë nga mediumi Kosova.LIVE, duke iu referuar disa burimeve të sigurta. I njëjti lajm është cituar edhe nga media tjera.

    Më poshtë mund të lexoni verifikimin e saktësisë së këtyre lajmeve.

    Lajmi i rremë:

    “Pas interpretimit të Gjykatës Kushtetuese, pjesëtarët e LDK-së deklaruan se nuk do ju marri shumë kohë formimi i qeverisë së re.

    I dekretuar nga Presidenti për të formuar shumicën e re të mjaftueshme për krijimin e institucioneve të reja është Avdullah Hoti.

    LDK, AAK e NISMA deklarojnë se kanë numrat e nevojshëm për këtë proces. Ende nuk është bërë e ditur se si do të ndahen postet mes partive.

    Sot Kosova.LIVE nga burime të sigurta merr vesh se Drejtori i Gazeta Express dhe T7, Berat Buzhala, do të jetë njëri nga ministrat e kabinetit të ri qeveritar.

    Ende nuk dihet se cilën ministri përkatëse do t’a drejtoj Buzhala.

    Kujtojmë se Berat Buzhala ishte deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës në periudhën 2011-2013, si dhe anëtar në Komisionin për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri”.

    Disa nga titujt e këtij lajmi të rremë të publikuar nga mediat:

    Ekskluzive: Berat Buzhala njëri nga ministrat në Qeverinë Hoti

    https://www.gazetaprishtina.info/berat-buzhala-njeri-nga-ministrat-ne-qeverine-hoti/

    https://shkruje.com/ekskluzive-berat-buzhala-njeri-nga-ministrat-ne-qeverine-hoti/

    https://gazetakonkrete.com/ekskluzive-berat-buzhala-njeri-nga-ministrat-ne-qeverin-hoti/

    Verifikimi:

    Vetë gazetari Berat Buzhala, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, i ka quajtur këto publikime në media si “spekulime të cekëta“, gjë që ka lënë të kuptohet se janë të pavërteta.

    https://www.facebook.com/berat.buzhala/posts/10157138792241479

    Redaksia e hibrid.info këtë lajm e ka kategorizuar si lajm të rremë, shpërndarje të lajmeve të rreme, raportim të njëanshëm dhe dezinformatë. Më poshtë mund të lexoni arsyetimin e këtyre kategorizimeve.

    Lajm i rremë

    Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

    Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

    Shpërndarje e lajmeve të rreme

    Ky vlerësim u jepet raporteve të mediave në të cilat transmetohet përmbajtja origjinale e një mediumi tjetër, i cili përmban një lajm të rremë. Vlerësimi jepet vetëm për transmetimin e përmbajtjes që kategorizohet si lajm i rremë.

    Raportim i njëanshëm

    Vlerësim si “Raportim i njëanshëm” merr ai raport mediatik i cili vërehet qartë se bënë favorizim të fakteve, qëndrime dhe përfundime që përputhen me një narrativë të veçantë, shpesh duke mos respektuar rregullin e kontaktit me palën tjetër kur bëhet fjalë për pretendime që janë të dëmshme për reputacionin e dikujt ose të portretizuar nga akterë të caktuar me një qasje negative. Një nga format e raportimit të njëanshëm është paraqitja selektive e fakteve, ku theksohen fakte që mbështesin një tezë të caktuar, ndërsa faktet që nuk e konfirmojnë atë janë lënë pas dore.

    Dezinformata

    Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

    Tags: beratberat buzhalabuzhalahotiminister
    Shkelzen Osmani

    Shkelzen Osmani

    Related Posts

    Pretendimi se Kosova është pjesë e skenarit të zhvillimeve në Mesdheun Lindor, i pa verifikuar
    Analizë

    Pretendimi se Kosova është pjesë e skenarit të zhvillimeve në Mesdheun Lindor, i pa verifikuar

    16/08/2022
    Ndërlidhja e mediumit serb mes zhvillimeve për raportin e Dick Marty-it, e pabazë
    Analizë

    Ndërlidhja e mediumit serb mes zhvillimeve për raportin e Dick Marty-it, e pabazë

    16/08/2022
    Fotografia e vjetër e një meshe kishtare, paraqitet si imazh i grave shqiptare myslimane të mbuluara
    Analizë

    Fotografia e vjetër e një meshe kishtare, paraqitet si imazh i grave shqiptare myslimane të mbuluara

    16/08/2022
    • Trending
    • Comments
    • Latest
    Qeveria serbe pretendon që, grabitjet në kishat serbe në Kosovë, t’i ndërlidh pa fakte me veprimet e institucioneve të Kosovës

    Qeveria serbe pretendon që, grabitjet në kishat serbe në Kosovë, t’i ndërlidh pa fakte me veprimet e institucioneve të Kosovës

    03/02/2022
    Pushtimi në Ukrainë: Bëhen virale pretendimet e rreme se lufta është një mashtrim

    Pushtimi në Ukrainë: Bëhen virale pretendimet e rreme se lufta është një mashtrim

    10/03/2022
    Mbahet për herë të parë trajnimi për gazetari digjitale

    Mbahet për herë të parë trajnimi për gazetari digjitale

    28/04/2022
    Konflikti në Ukrainë: Imazhet mashtruese të shpërndara gjatë 24 orëve të fundit

    Konflikti në Ukrainë: Imazhet mashtruese të shpërndara gjatë 24 orëve të fundit

    25/02/2022
    Edhe 11 raste të reja me coronavirus në Kosovë, ndërsa shërohen dy pacientë

    Edhe 11 raste të reja me coronavirus në Kosovë, ndërsa shërohen dy pacientë

    0
    Manuale për fact checking

    Manuale për fact checking

    0
    Si t’i dalloni lajmet e rreme në kohën e fushatës në rrjete sociale

    Si t’i dalloni lajmet e rreme në kohën e fushatës në rrjete sociale

    0
    Mediet në Kosovë gjatë periudhës së COVID-19

    Mediet në Kosovë gjatë periudhës së COVID-19

    0
    Pretendimi se Kosova është pjesë e skenarit të zhvillimeve në Mesdheun Lindor, i pa verifikuar

    Pretendimi se Kosova është pjesë e skenarit të zhvillimeve në Mesdheun Lindor, i pa verifikuar

    16/08/2022
    Ndërlidhja e mediumit serb mes zhvillimeve për raportin e Dick Marty-it, e pabazë

    Ndërlidhja e mediumit serb mes zhvillimeve për raportin e Dick Marty-it, e pabazë

    16/08/2022
    Fotografia e vjetër e një meshe kishtare, paraqitet si imazh i grave shqiptare myslimane të mbuluara

    Fotografia e vjetër e një meshe kishtare, paraqitet si imazh i grave shqiptare myslimane të mbuluara

    16/08/2022
    Shqetësimi i “Srbijadanas.com” për përgatitje për sulm ndaj serbëve, i sajuar

    Shqetësimi i “Srbijadanas.com” për përgatitje për sulm ndaj serbëve, i sajuar

    16/08/2022
    Facebook Twitter Youtube LinkedIn
    • Rreth hibrid.info
    • Metodologjia
    • Impresumi
    • Korrigjime dhe demante
    • Kontakti
    • ADS
    • Publikimet
    • Partnerët



    +383(0)44313428


    info@hibrid.info

    Copyright © 2021 hibrid.info

    No Result
    View All Result
    • Home
    • Analizë
      • Fact Checking
      • Fake agjenda
    • Media
      • Vendi
      • Rajoni
      • Bota
    • Publikimet
    • Opinione
      • Op-ed
      • Blog
    • Rrenë
      • Lajme të rreme
      • Mediat e dyshimta (vendore)
      • Mediat e dyshimta (ndërkombëtare)
    • Video
    • Covid-19
    • EDU
      • Edukimi medial
      • Shtjellimi i javës
      • Çrregullimi informativ
      • Burime të hapura
    • Rreth hibrid.info
    • Metodologjia
    • Impresumi
    • Korrigjime dhe demante
    • Kontakti
    • Raporto
    • Publikimet
    • Partnerët

    Copyright © 2021 hibrid.info

    Raporto

    0 / 50
    0 / 1000