Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Vuçiqit i mbivendoset imazhi i Kurtit për të manipuluar foton nga takimi me Radoiçiqin

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

Në median sociale Facebook u publikua një imazh në mbishkrimin e së cilës shkruan “Lajmi i Fundit :Dalin fotot e Kurtit me Millan Radojenqiqin”. Postimi u publikua nga llogaria me emrin “Haki Sadri Rugova”.

Në këtë imazh paraqitet kryeministri në detyrë Albin Kurti afër ish-nënkryetarit të Listës Serbe, njëherësh person i shpallur në kërkim nga drejtësia në Kosovë për agresionin në Banjskë, Millan Radoiçiq.

Çka nuk shkon me këtë imazh?

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info u vërtetua se fotografia nuk është reale. Në fotografinë origjinale shihet presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq me Radoiçiqin.


Pas hulumtimit të kryer përmes programit të automatizuar “InVID”, hibrid.info ka gjetur fotografinë nga takimi që Vuçiq kishte mbajtur në Serbi gjatë muajit mars 2022.

Fotografia është shkrepur gjatë takimit që u mbajt më 22 mars 2022 ku temë diskutimi ishin zgjedhjet parlamentare në Serbi (3 prill), pas refuzimit të Kurtit për të lejuar hapjen e qendrave të votimit në Kosovë. (shih këtu)


Hibrid.info ka arritur të gjejë edhe fotografinë origjinale të publikuar në artikuj të mediave në gjuhën shqipe. (shih këtu dhe këtu)


Postimi i publikuar në Facebook nga llogaria “Haki Sadri Rugova”, deri në shkrimin e këtij artikulli ka arritur të grumbullojë gjithsej 419 reagime, 282 komente dhe 148 shpërndarje. (shih këtu)


Analiza:

Përmes një postimi në Facebook pretendohet se imazhi paraqet kryeministrin në detyrë Albin Kurti pranë ish-nënkryetarit të Listës Serbe, Millan Radoiçiqit.

Pas verifikimit nga hibrid.info, është vërtetuar se imazhi është i manipuluar dhe nuk është real. Fotografia origjinale paraqet presidentin e Serbisë, Alleksandar Vuçiq, në takim me Radoiçiqin.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Mashtrim”.

Arsyetimi:

Vlerësimi “Mashtrim” u bëhet atyre përmbajtjeve informative të cilat manipulohen si në aspektin vizual (deepfake, cheapfake), zanor (audio) apo tekstual të përmbajtjes për të mashtruar audiencën. Zakonisht kjo formë e mashtrimit përdoret për të prodhuar përmbajtje të paqena dhe të manipuluara.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere