Të fundit | Rifat Jashari nuk e ka bërë deklaratën e pretenduar ndaj Edi Ramës Të fundit | Titulli e paraqet lirimin e Thaçit si të konfirmuar Të fundit | Rama s’ka thënë se mbështetësit e protestave nga Kosova e Maqedonia e Veriu… Të fundit | Nuk ka dëshmi se Engel ka deklaruar se lirimi i Thaçit do të ndikonte në sk… Të fundit | Pretendim i rremë se Hillary Clinton ka bërë një deklaratë për qeverisjen e… Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin korrik 2026 Të fundit | Format e manipulimit të imazheve për qëllime keqinformimi Të fundit | Hamza nuk refuzoi krijimin e institucioneve dhe nuk kërkoi zgjedhje të reja Të fundit | Videoja e vitit 2021 me aeroplanë luftarakë serbë mbi Jarinjë ripublikohet… Të fundit | Pretendime pa fakte se familja Berisha e dogji shtëpinë në Zveçan për t’i a…
[ ARTIKULLI ]

Pretendim i pabazë nga mediumi serb se Kurti po kërkon luftë

HIBRID

E përditshmja serbe “Alo.rs” ka publikuar një artikull dje (26 tetor) me pretendimin se kryeministri I Kosovës, Albin Kurti po kërkon luftë.

Artikulli ndërlidhet me deklaratat e Kurtit për afat shtesë për qytetarët e nacionalitetit serb në veri të Kosovës që të riregjistrojnë veturat e tyre me targa RKS, në të cilën Kurti ka thënë se nuk do të ketë afat shtesë, e mediumi serb e interpreton në titull si kërkim lufte.

Vegëza e artikullit të publikuar në “Alo.rs”:

https://www.alo.rs/vesti/kim/685693/aljbin-kurti-kosovo-tablice/vest

Pjesë të artikullit të publikuar në “Alo.rs”:

Kryeministri i rrejshëm Aljbin Kurti ka thënë se nuk do të ketë afat shtesë për qytetarët e nacionalitetit serb në veri të Kosovës që të riregjistrojnë veturat e tyre me targa RKS, raporton Ekonomija online.

Ai u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të kombësisë serbe që të shfrytëzojnë periudhën deri më 1 nëntor për të riregjistruar automjetet e tyre, duke shtuar se “e di se ka edhe presion nga Beogradi për të parandaluar riregjistrimin”.


Kryeministri i Kosovës i bëri thirrje të gjithë qytetarëve të kombësisë serbe që të shfrytëzojnë periudhën deri më 1 nëntor për të riregjistruar automjetet e tyre, duke kërkuar zbatimin e saj.

Thirrjen e tillë mediumi serb e interpreton në mënyrë tendencioze në titull se Kurti po kërkon luftë edhe në deklaratën e tij nuk ka një pretendim të tillë. (shih këtu dhe këtu)

“Ne vend se të jetë më 1 tetor është data 1 nëntor, pra data e fundit është 31 tetori kur të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, të cilat kanë automjete me targa të stërvjetëruara të kohës së Millosheviqit, do të kenë mundësi t’i konvertojnë ato në targa legale”, ka thënë Kurti.


Analiza:

E përditshmja serbe “Alo.rs” ka publikuar një artikull me pretendimin se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po kërkon luftë.

Kurti nuk ka dhënë afat shtesë për qytetarët e nacionalitetit serb në veri të Kosovës që të riregjistrojnë veturat e tyre me targa RKS, të cilën mediumi serb e interpreton se Kurti po kërkon luftë, edhe pse i pari i Qeverisë së Kosovës nuk e cek një gjë të tillë.

Në bazë të metodologjisë së punës, hibrid.info këto pretendime i vlerëson si tendencioze dhe të pabazuara dhe i klasifikon si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere