Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Pretendimi për luftë në muajin korrik në Kosovë si shkak i grupit Wagner, i pavërtetë

HIBRID

Llogaria me emër “kijameti2024” ka publikuar dje me datë 11 qershor një video-material ku përsëri pretendohet për një luftë të pashmangshme gjatë muajit korrik për shkak të prezencës së pjesëtarëve të grupit mercenar rus “Wagner” në Kosovë.

Megjithatë hibrid.info ka vërtetuar se pretendimi i tillë është i pavërtetë për shkak se nuk ka prova të qëndrueshme mbi të cilat mund të bazohet pretendimi si i tillë.


Vegëza e video-materialit të publikuar në TikTok nga llogaria “kijameti2024”:

https://www.tiktok.com/@kijameti2024/video/7243089258439773467

Pretendimet që parashikojnë konflikte apo luftëra janë vështirë të verifikuara për shkak të pa mundësisë së qasjes në dokumentet e klasifikuara të agjencive të inteligjencës, e megjithatë hibrid.info ka verifikuar edhe një herë tjetër një pretendim të tillë, që parashihte luftë (shih këtu). E njëjta llogari në TikTok, në rastin e parë iu referohej parashikimeve të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës “CIA”, por që hibrid.info kishte gjetur se pretendimi i tillë nuk mund të faktohej.

Gjithashtu, pas kërkimit në gjuhën angleze përmes makinës së kërkimit “Google”, nuk është gjetur asnjë artikull i publikuar që ngrit një pretendim të tillë për përhapjen e ndonjë konflikti të armatosur në Kosovë gjatë muajit korrik. (shih fotografinë më poshtë)


Ndërsa sa i përket prezencës së pjesëtarëve të grupit mercenar rus “Wagner” në Kosovë, hibrid.info po ashtu ka publikuar më herët edhe një artikull mbi praninë e këtij grupi në vendin tonë. (shih këtu)

Në bazë të të gjeturave, në këtë artikull, hibrid.info kishte vërtetuar se me gjithë dyshimet, nuk ka fakte që e dëshmojnë praninë e grupit “Wagner” në Kosovë.


Analiza:

Bazuar në verifikimin e fakteve, është vërtetuar se pretendimi për luftë gjatë muajit korrik në Kosovë”, nuk qëndron.

Një pretendim i tillë nuk është gjetur i publikuar në asnjë medium online, si në gjuhën angleze ashtu edhe në atë shqipe. Gjithashtu, qasja në dokumentet e klasifikuara të agjencive të inteligjencës nuk është i mundur pa autorizimin e këtyre të fundit .

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë pretendim si “Lajm i rremë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere