Rrjeti social Facebook ka larguar një rrjet të llogarive të rreme, të cilat kishin lidhje me operativët rusë.
Këta operativë rekrutuan gazetarë amerikanë, të cilët kishin për detyrë të shkruanin artikuj duke synuar lexuesit me prirje të majtë në tema si: drejtësia racore, fushata Biden-Harris dhe politikat e presidentit Donald Trump, shkruan “Washington Post”.
Facebook njoftoi se ky rrjet ishte në fazën fillestare të krijimit të audiencës së tij dhe kishte 13 llogari të rreme dhe dy faqe. Kjo tregon për një provë të rritjes së efikasitetit në shënjestrimin nga operacionet e huaja të përhapjes së dezinformatës para zgjedhjeve që do të mbahen këtë vit në SHBA.
Këto veprime u ngritën si rezultat i një raporti të FBI-së, që janë në mesin e shumë operacioneve që lidhen me agjencinë ruse të kërkimit në internet ose individë të lidhur me të.
Facebook njoftoi se operativët rusë kishin krijuar personalitete të trilluara në mënyrë që të tërhiqnin njerëzit në një faqe të re të quajtur “Data Peace”. Kjo faqe e përshkroi veten si një “organizatë globale e lajmeve”, duke thënë që qëllimi i saj ishte të zbulonte problemet globale dhe të rrisë ndërgjegjësimin rreth korrupsionit, krizës mjedisore, abuzimi i pushtetit, konflikti i armatosur, aktivizmi dhe të drejtat e njeriut.
Një artikull rreth lëvizjes militante të krahut të djathtë i njohur si “lëvizja bullgare”, titullohej “Numri i ultra-djathtistëve në Shtetet e Bashkuara po rritet falë presidentit Trump”, sipas një raporti të paraqitur nga Facebook.
Gjatë vitit 2016, operativët rusë të lidhur me Agjencinë e Kërkimit në Internet, kishin zhvilluar fushata dezinformimi në Facebook, Twitter dhe YouTube, duke mbledhur një audiencë të madhe me përmbajtje që u përpoq të mbillte përçarje midis votuesve amerikanë.
Kompania analitike e rrjetit, Graphika të martën (1 shtator), mori të dhëna nga Facebook dhe kështu zbuloi se përpjekja ruse ishte e vogël, por e ngjashme me përpjekjet e kaluara për të minuar mbështetjen e kandidatit demokrat, duke iu afruar votuesit amerikanë të orientuar kah e majta.