[email protected]
Ftesë për oferta: Rindërtim dhe zhvillim i ueb-faqeve
shape
shape
shape

Përditësim (06/11/2023)

Prishtinë: 06.11.2023

Numri i thirrjes: HI-002-2023

Titulli: Kontraktimi i kompanisë apo personit për shërbime të rindërtimit dhe zhvillimit të ueb-faqeve.

Autoriteti Kontraktues: “Action for Democratic Society” (ADS) – Prishtinë.

Kohëzgjatja e kontratës: 4 muaj 

Donatorë: NED & IFCN

Rreth Organizatës:

“Action for Democratic Society” (ADS) është organizatë Jo-Qeveritare, e themeluar në vitin 2010 në Prishtinë, Kosovë. Platforma për luftën kundër dezinformatës “hibrid.info”, është projekt i organizatës joqeveritare ADS. Qëllimi i platformës është kontributi në ofrimin e informacionit të saktë, të bazuar në fakte përmes analizës së kontrollimit të fakteve të paraqitur në media dhe publikime tjera, për të zbehur ndikimin e keqinformimit që vijnë forma të çrregullimit informativ.

Përshkrimi i nevojave të thirrjes:

OJQ “ADS”, kërkon të kontraktojë një kompani apo individ për realizimin e punëve të ndara në dy Llot-e, me përshkimin si në vijim:

Lot 1. Rindërtimin e ueb-faqes hibrid.info, dhe

Lot 2. Ndërtimin e një ueb-faqeje të re.

Kërkesat specifike:

Lot 1: – Rindërtimi i ueb-faqes hibrid.info, sipas kushteve dhe kritereve që në proces kërkohen nga ADS, ndërtimi i template të ri, hostingu për 1 vit, lidhja me domain dhe rregullimi i ueb email-ve të organizatës. 

Lot 2: – Ndërtimi i ueb-faqes kosovofacts.com, ndërtimi dhe dizajnimi i formes “tamplate”, sigurimi hosting-ut, domain-it dhe uebmail-it. 

Për të dyja Llot-et kërkohet nga kontraktori që ta ofrojë edhe një trajnim për stafin e ADS për nevoja të përdorimit të përditshëm të produkteve.

Kërkesat e Aplikimit:

Kompanitë, apo individët e interesuar mund të aplikojnë për njërën, apo të dy Llotet. Oferta dhe çmimi duhet të jenë të ndara dhe të specifikuara për secilin Llot. Veç këtyre, kompanitë, apo individët ftohen të paraqesin edhe sa vijon:

  • Një propozim që përshkruan qasjen tuaj ndaj projektit, duke përfshirë një përmbledhje të shkurtër të përvojës suaj dhe punës së mëparshme.
  • Afatet dhe orari i propozuar i të dyja Llot-et veç e veç.
  • Çmimi për secilin Llot.
  • Shembuj të punës suaj të mëparshme, që kanë të bëjnë me kërkesa të ngjashme si të kësaj thirrje.
  • Lista e pajisjeve teknike dhe personi, apo ekipi që do të merret me Projektin.

Kriteret e përzgjedhjes:

  • Eksperiencë e demonstruar në punë të ngjashme.
  • Kreativiteti dhe qasja inovative për krijimin e përmbajtjes.
  • Aftësi për të përmbushur afatet dhe për të ofruar punë me cilësi të lartë.
  • Ekspertizë teknike dhe akses në pajisjet e nevojshme.
  • Astësi të dëshmuara në aspektin e sigurisë së të dhënave.

Dorëzimi i ofertave:

Ofertuesit e interesuar janë të lutur të dorëzojnë ofertat e tyre me e-mail në [email protected] 

Afati i fundit për dorëzimin:

Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është data 14.11.2023, ora 23:59. Ofertat e pranuara  pas kësaj date mund të mos merren parasysh për vlerësim.

Procesi i përzgjedhjes:

ADS do të vlerësojë të gjitha ofertat e dorëzuara bazuar në pajtueshmërinë me kërkesat, efektivitetin e kostos dhe aftësinë e kompanisë, apo individit për të ofruar shërbime me cilësi të lartë. Një listë e ngushtë e aplikuesve të mundshëm mund të kontaktohet për diskutime të mëtejshme dhe përzgjedhja përfundimtare do të bazohet në përshtatshmërinë dhe vlerën e përgjithshme të ofruar nga ofertuesit.

Shënim i rëndësishëm:

Ky njoftim i prokurimit nuk përbën zotim nga ADS për dhënie të ndonjë kontrate. ADS rezervon të drejtën të refuzojë çdo ose të gjitha ofertat e marra nëse e gjykon të nevojshme dhe mund të anulojë procesin e prokurimit në çdo fazë pa marrë asnjë përgjegjësi.

Për çdo pyetje apo sqarim në lidhje me këtë njoftim, ju lutemi kontaktoni ne e-mail: [email protected] 

————————————————————————————————————————————————————–

Prishtinë: 26.10.2023

Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është data 04.11.2023, ora 23:59. Ofertat e pranuara  pas kësaj date mund të mos merren parasysh për vlerësim.

Procesi i përzgjedhjes:

ADS do të vlerësojë të gjitha ofertat e dorëzuara bazuar në pajtueshmërinë me kërkesat, efektivitetin e kostos dhe aftësinë e kompanisë, apo individit për të ofruar shërbime me cilësi të lartë. Një listë e ngushtë e aplikuesve të mundshëm mund të kontaktohet për diskutime të mëtejshme dhe përzgjedhja përfundimtare do të bazohet në përshtatshmërinë dhe vlerën e përgjithshme të ofruar nga ofertuesit.

Shënim i rëndësishëm:

Ky njoftim i prokurimit nuk përbën zotim nga ADS për dhënie të ndonjë kontrate. ADS rezervon të drejtën të refuzojë çdo ose të gjitha ofertat e marra nëse e gjykon të nevojshme dhe mund të anulojë procesin e prokurimit në çdo fazë pa marrë asnjë përgjegjësi.

Për çdo pyetje apo sqarim në lidhje me këtë njoftim, ju lutemi kontaktoni ne e-mail: [email protected] 

Share With Others