Të fundit | Rifat Jashari nuk e ka bërë deklaratën e pretenduar ndaj Edi Ramës Të fundit | Titulli e paraqet lirimin e Thaçit si të konfirmuar Të fundit | Rama s’ka thënë se mbështetësit e protestave nga Kosova e Maqedonia e Veriu… Të fundit | Nuk ka dëshmi se Engel ka deklaruar se lirimi i Thaçit do të ndikonte në sk… Të fundit | Pretendim i rremë se Hillary Clinton ka bërë një deklaratë për qeverisjen e… Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin korrik 2026 Të fundit | Format e manipulimit të imazheve për qëllime keqinformimi Të fundit | Hamza nuk refuzoi krijimin e institucioneve dhe nuk kërkoi zgjedhje të reja Të fundit | Videoja e vitit 2021 me aeroplanë luftarakë serbë mbi Jarinjë ripublikohet… Të fundit | Pretendime pa fakte se familja Berisha e dogji shtëpinë në Zveçan për t’i a…
[ ARTIKULLI ]

Fotografi e paverifikuar e Maduros së arrestuar

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

Është pretenduar se është publikuar fotografia e parë që shfaq presidentin venezuelas, Nicolas Maduro, të arrestuar nga forcat amerikane.

Fotografia shfaq dy ushtarë me logon “DEA” dhe Maduron në mes, që mban duart prapa.

Publikimi u bë nga media reale në gjuhën shqipe dhe faqet e tyre në Facebook, pak orë pasi presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi për kapjen e Maduros dhe të gruas së tij në një aksion në shkallë të gjerë ndaj Venezuelas.

Përse është e dyshimtë fotografia?

Fotografia që qarkulloi në mediat reale dhe ato sociale në Kosovë, nuk ka qarkulluar në mediat më prestigjioze botërore që të shtunën (3 janar) kanë mbuluar me raportime ngjarjen në Venezuelë. Ajo nuk është konfirmuar as nga autoritetet amerikane e as ato venezuelase.

Pavarësisht se nuk dihej burimi i saj, ajo ka qarkulluar me pretendimin se e paraqet pamjen e parë të Maduros së arrestuar.

Publikimi i fotografisë u bë nga disa faqe të mediave në Facebook. “ATV Live” ka shkruar “Presidenti Venezuelan Maduro arrestohet nga ekipet e Delta Force të SHBA-së” si përshkrim të fotografisë. 

Ndërkaq “Insajderi” nëpërmjet një artikulli ka pretenduar se “del fotografia e parë e Maduros i arrestuar nga Amerika”.

Të njëjtin pretendim e ka bërë edhe “Ballkani Info&News”. Madje në publikimin në Facebook, kjo faqe ka shtuar se “Ai tashmë është sjellë në SHBA ku pritet të gjykohet për kontrabandë me drogë, agresion dhe terrorizëm”.


Po që se kërkohet përmes “Google Lens” me këtë fotografi, del se ajo është publikuar kryesisht në media sociale dhe nuk mund të haset në asnjë nga mediat prestigjioze botërore. (shih këtu)

Ndërkaq platforma “truthscan” e cilëson përmbajtjen si “të rreme”.


Për më shumë, të shtunën edhe presidenti amerikan ka publikuar një fotografi që e shfaq Maduron të arrestuar. Në fotografinë e publikuar nga Trumpi, Maduro shfaqet në veshje sportive dhe jo siç pretendohet në përmbajtjet që po trajtohen.

Po që se kërkohet në Google me fjalët “Maduro arrested image” del se fotografia e publikuar nga Trumpi, u ripublikua edhe nga mediume prestigjioze (BBC, CNN), gjë që dëshmon se po të ishte fotografi reale edhe ajo do të publikohej paraprakisht.


Siç ka njoftuar presidenti amerikan, Donald Trump, të shtunën, SHBA-ja ka kryer një aksion në Venezuelë dhe e ka kapur Maduron me gruan e tij e i ka nisur drejt SHBA-së. Maduro pritet të gjykohet me akuza për drogë dhe armë.


Analiza:

Pretendimet se një fotografi në të cilën shfaqet presidenti i Venezuelas, Nicolas Maduro, me dy ushtarë që e mbanin të arrestuar, është e para e publikuar pas arrestimit nga SHBA-ja – është e paverifikuar.

Fotografia nuk është konfirmuar nga autoritetet, nuk është publikuar nga media prestigjioze dhe ka qarkulluar kryesisht në rrjete sociale.

Platforma të verifikimit e cilësojnë përmbajtjen si të rreme, ndërsa imazhi zyrtar i publikuar nga Trumpi e tregon me veshje krejt tjera Maduron – ndryshe nga fotografia që pretendohej se ishte e para pas arrestimit.

Andaj, bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë si “Përmbajtje e paverifikuar”.

Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre përmbajtjeve informative që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur të verifikohen për shkak të rrethanave të caktuara (shpejtësisë, mungesës së burimeve) gjatë publikimit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere