Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Imazhi nuk paraqet vendin ku do të mbahet protesta, por pamje nga “Checkpoint Charlie” në Berlin

FATBARDH DEMA

Portali informativ “Insajderi.org” sot (20 qershor) ka publikuar një artikull duke bërë të ditur se mërgimtarët kosovarë sot do të mblidhen në qendër të Helsinkit të Finlandës për të protestuar në mbështetje të Kosovës, që të ndalen protestat e serbëve në veri dhe të lirohen tre policët e kidnapuar nga Serbia.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, portali i lartcekur këtij artikulli i ka vendosur një fotografi jo adekuate, në të cilën paraqitet simbolikisht pika e kalimit të murit të Berlinit midis Berlinit lindor dhe atij perëndimor gjatë Luftës së Ftohtë (Pika e Kontrollit Charlie).


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “Insajderi.org”:

https://insajderi.org/situata-ne-veri-mergimtaret-sot-protestojne-ne-finlande-para-zyres-se-be-se/?fbclid=IwAR3ShyO4LS_MWg-1RLquK8Q54hQRBSg82w4w0YkFBi2HjkBpPn4CPafx-kc

Pas kontrollit përmes “InVID”, hibrid.info ka arritur të vërtetojë se kjo fotografi nuk paraqet pamje të Zyrës së Bashkimit Evropian në Helsinki, në të cilën do të mbahet protesta e mërgimtarëve.

Se imazhi paraqet pikën e kalimit të murit të Berlinit midis Berlinit lindor dhe atij perëndimor gjatë Luftës së Ftohtë (Checkpoint Charlie), mund ta gjeni këtu dhe këtu.


Për ta vërtetuar edhe më shumë faktin se imazhi paraqet pamje të (Checkpoint Charlie) në Berlin, hibrid.info ka gjetur këtë pikë edhe përmes “Google Maps”. (shih këtu)


Artikulli i njëjtë me këtë fotografi është publikuar edhe nga portali i dyshimtë “newz1.com” (këtu), si dhe është shpërndarë në disa faqe në Facebook. (shih këtu, këtu, këtu dhe këtu)


Analiza:

Bazuar në verifikimin e fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se fotografia në këtë artikull është jo adekuate, pasi e njëjta nuk paraqet pamje të Zyrës së Bashkimit Evropian në Helsinki, në të cilën do të mbahet protesta e mërgimtarëve.

Në imazh paraqitet pika e kalimit të murit të Berlinit midis Berlinit lindor dhe atij perëndimor gjatë Luftës së Ftohtë (Checkpoint Charlie).

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Gabim”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Gabim” e marrin raportet në media në të cilat redaksia e mediave bënë një gabim duke publikuar informacion të pasaktë ose duke transmetuar lajme të pavërtetuara nga një burim tjetër, pa qëllimin e qartë të dezinformimit të publikut.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere