Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Publikohet lajm i vjetër me titull të rremë

HIBRID

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “news31post.com” ka publikuar një artikull me titull “Lajmi i fundit: Përsëri paralajmërohen Ndihma nga Qeveria për këtë kategori / Ja sa para do jepen”.

Hibrid.info ka verifikuar faktet në këtë artikull, ku është vërtetuar se titulli është i sajuar, i cili nuk i përgjigjet përmbajtjes.

Në përmbajtje gjendet një njoftim i vjetër (11 shkurt) i zëvendëskryeministrit të parë i Kosovës, Besnik Bislimi, i cili atëkohë kishte bërë të ditur se Kosova do të përfitojë 130 milionë euro fonde nga Bashkimi Evropian.

Pra, nuk ka asgjë të vërtetë se Qeveria ka paralajëmruar ndihma, siç pretendohet rrejshëm në titullin e këtij artikulli.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “news31post.com”:

https://news31post.com/archive/4475/?fbclid=IwAR0phb5renJXTaJQfQ9YW6F7D8OaGk3Df6qblC6IJzZvrfGGTxqv2kWluVk

Ky artikull me titull të sajuar është shpërndarë edhe në Facebook nga faqja “Express Gazeta”, e cila numëron afër 70 mijë ndjekës. (shih këtu)


Hibrid.info ka gjetur njoftimin e Bislimit, i cili më 11 shkurt përmes llogarisë së tij në Facebook kishte bërë të ditur që Kosova do të përfitojë 130 milionë euro fonde nga BE-ja. (shih këtu)


Analiza:

Portali i dyshimtë “news31post.com” ka publikuar një njoftim të vjetër të zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, i cili kishte bërë të ditur se Kosova do të përfitojë 130 milionë euro fonde nga BE-ja.

Mirëpo, ky portal i dyshimtë është munduar ta paraqesë këtë artikull si aktual, duke i vënë titull të rremë “Lajmi i fundit: Përsëri paralajmërohen Ndihma nga Qeveria për këtë kategori / Ja sa para do jepen”.

Pas analizës së kontrollit të fakteve, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere