Të fundit | Rifat Jashari nuk e ka bërë deklaratën e pretenduar ndaj Edi Ramës Të fundit | Titulli e paraqet lirimin e Thaçit si të konfirmuar Të fundit | Rama s’ka thënë se mbështetësit e protestave nga Kosova e Maqedonia e Veriu… Të fundit | Nuk ka dëshmi se Engel ka deklaruar se lirimi i Thaçit do të ndikonte në sk… Të fundit | Pretendim i rremë se Hillary Clinton ka bërë një deklaratë për qeverisjen e… Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin korrik 2026 Të fundit | Format e manipulimit të imazheve për qëllime keqinformimi Të fundit | Hamza nuk refuzoi krijimin e institucioneve dhe nuk kërkoi zgjedhje të reja Të fundit | Videoja e vitit 2021 me aeroplanë luftarakë serbë mbi Jarinjë ripublikohet… Të fundit | Pretendime pa fakte se familja Berisha e dogji shtëpinë në Zveçan për t’i a…
[ ARTIKULLI ]

Lajmi se Dafina Zeqiri ka ndërruar fe është i rremë

HIBRID

Portale të dyshimta kanë publikuar artikullin me titull të përafërt si: “Dafina Zeqiri ndëron fenë, nga muslimane shëndrohet në të krishtere ?(Pamje)”.

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se përmbajtja e artikujve të publikuar nga këto portale është pothuajse i njëjtë dhe e sajuar. Në artikuj përshkruhet vendosja e një qafore të këngëtares që është parë në një video të postuar nga llogaria e saj në TikTok, qafore e cila është në formë të engjëllit dhe të kryqit. Sipas artikullit aty ka filluar aludimi për ndryshim religjioni nga këngëtarja Dafina Zeqiri.

Fotografi e kapur nga klipi i shkurtë i Dafina Zeqirit në TikTok

Ky artikull së pari është publikuar nga “InfoKosova.net” më 23 korrik, i titulluar “Dafina ndryshon fenë, nga myslimane në…?, ky detaj ngreh dyshime”, ku portalet e tjera të dyshimta më pas e kanë ndryshuar titullin por përmbajtja është e njëjtë.

 Artikulli i publikuar në portalet e dyshimta si “worldlivestar.com”, “banglacontent24.com” dhe “shen.active24live.com”:

http://worldlivestar.com/bota/e-fundit-dafina-zeqiri-nderon-fene-nga-muslimane-shendrohet-ne-te-krishtere-pamje/?fbclid=IwAR3RqjptbeRPO5dWPohKLv_RyEK2V24ynAs6-7e4tf4VLZcIj-CBHnuckxw

https://banglacontent24.com/sites/dafina-zeqiri-nderon-fene-nga-muslimane-shendrohet-ne-te-krishtere-pamje/?fbclid=IwAR2zQ6OLlDV5dVb1pWsYSe2zrs25uyHyuyJn1mdJQ8DSiVH_aTA3x–AItY

https://shen.active24live.com/e-fundit-dafina-zeqiri-nderon-fene-nga-muslimane-shendrohet-ne-te-krishtere-pamje/?fbclid=IwAR2pxI41u9ljbOYK_DC_5K7jZQqOGt4TBiL4rk098p0_YJzfc1CyPfikZTs

Dafina Zeqiri ka reaguar në profilin e saj në Instagram ndaj këtij pretendimi. Ajo ka lënë të kuptohet se publikimet në media janë të rreme, përmes pakënaqësisë së shprehur në postimet e saj, ndaj mediave. Gjithashtu, në njërin nga “Story”-t  në profilin e saj në Instagram ka vendosur thënien se “feja e shqiptarit është shqiptaria”, duke e lënë të kuptohet se qaforja nuk përfaqëson bindjen e saj fetare. (shih fotografitë më poshtë)

Reagimi i Dafina Zeqirit në Instagram
Reagimi i Dafina Zeqirit në Instagram

Ky artikull është shpërndarë edhe në rrjetin social Facebook nga faqja  “Lajmet e Fundit+”, “Shkurteshqip.net”, “Tryeza” dhe grupi “Qendra e Komedis fjale te Urta”. (shih këtu, këtu, këtu dhe këtu)


Analiza:

Portale të dyshimta kanë publikuar artikuj me tituj si ky në vazhdim – “Dafina Zeqiri ndëron fenë, nga muslimane shëndrohet në të krishtere ?(Pamje)”.

Në bazë të fakteve të trajtuar nga hibrid.info, rezulton që ky artikull të jetë i rremë. Gjithashtu dhe vetë këngëtarja Dafina Zeqiri ka reaguar kundër këtij lajmi të rremë.

Duke iu referuar metodologjisë së hibrid.info, bënë që ky pretendim të vlerësohet si “lajm i rremë”, pasi që i gjithë pretendimi është i sajuar dhe nuk ka asnjë bazë.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere