Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Vazhdon të publikohet artikulli në të cilin keqpërdoret emri i një kirurgu kosovar me pretendimin se i njëjti shëron diabetin për një ditë

FATBARDH DEMA

Faqja në Facebok që mban emrin “Atdheu Lajm” ka publikuar sot (15 dhjetor) një artikull me titull “Lajm fantastik: Mjeku shqiptarë shëron sëmundjen e sheqerit për një ditë”.

Në këtë artikull pretendohet se kirurgu kosovar, Arbër Morina është shprehur se shëron sëmundjen e diabetit për një ditë.

Pas hulumtimit të kryer nga hibrid.info në llogarinë personale të Morinës në Facebook, ka gjetur se i njëjti ka demantuar këtë artikull, të cilin e ka cilësuar si të rremë dhe se i njëjti nuk është bërë nga ana e tij.


Vegëza e artikullit të publikuar në Facebook nga faqja “Atdheu Lajm”:

https://www.facebook.com/atdheulajm/posts/pfbid023VeTSsn6Qi5nqWQ8LKm6b7KxWtPjU8vv71dEcvcvo7wuqFWdJXH7ramNSsoYtKqvl


Kirurgu kosovar, Arbër Morina në llogarinë e tij personale në Facebook me datë 14 janar të vitit 2021 e ka demantuar këtë artikull të shkruar në emrin e tij, duke thënë se këto postime janë bërë nga persona që kanë për qëllim njollosjen e punës së tij. (shih këtu)

I njëjti gjithashtu ka sqaruar se diabeti nuk mjekohet për një ditë, e as gripi më i thjeshtë.


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka gjetur se ky artikull qarkullon në internet që nga muaji janar i vitit 2021, i publikuar nga portali në gjuhën shqipe “Lajmpress.org”. (shih këtu)


I njëjti artikull është publikuar edhe më herët në Facebook, e që gjithashtu është verifikuar nga hibrid.info. (shih këtu)


Analiza:

Pas verifikimit të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se portale të ndryshme kanë publikuar rrejshëm një artikull duke përdorur emrin e një kirurgu kosovar, me pretendimin se i njëjti ka thënë se e shëron diabetin për një ditë.

Në anën tjetër, kirurgu Abër Morina, emri i të cilit është përdorur në këtë artikull, ka shfrytëzuar llogarinë e tij në Facebook, duke e demantuar këtë lajm dhe sipas tij këto postime janë bërë nga persona që kanë për qëllim ta njollosin punën e tij.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Lajm i rremë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere