Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes Të fundit | Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin gusht 2026 Të fundit | Pretendim konspirativ se nëse dënohen krerët e UÇK-së, do të shkaktohet dhu… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump i ka bërë ftesë Thaçit për vizitë në SHBA më… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të sajuara që u atribuohen figurave politike,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se largimi nga përfitimet vlen për ata që nuk plotësojnë…
[ ARTIKULLI ]

Gabohet shifra e të infektuarve me COVID-19 në Britani të Madhe

HIBRID

Gazeta online “Inlajmi.com” ka publikuar një artikull rreth të infektuarave me virusin Korona në Britani të Madhe.

Ndonëse në përmbajtje të këtij artikulli paraqitet një shifër tjetër e të infektuarve në këtë shtet, në mbishkrimin e postimit të lajmit në Facebook, është vendosur shifra e gabuar (480) e numrit total e të infektuarve në Britani të Madhe.

Artikulli i publikuar në Facebok nga portali Inlajmi.com:

https://www.facebook.com/inlajmi/posts/349824066368426

Vegëza e artikullit të botuar në Inlajmi.com:


Në fakt, sipas të dhënave të fundit zyrtare nga Qendra e për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve “Center for Fisease Control” (CDC) me seli në SHBA, numri total i të infektuarve me COVID-19 në Mbretëri të Bashkuar, ka shkuar në 480 mijë. Kjo shifër është paraqitur në përmbajtje të artikullit të publikuar nga inlajmi.com, por jo edhe mbishkrimin e postimit në Facebook.

Vegëza e CDC për numrin e të infektuarve në Britani të Madhe:

https://www.google.com/search?q=number+of+covid+infections+in+uk&rlz=1C1GCEA_enXK800XK800&oq=number+of+covid+infections+in+uk&aqs=chrome..69i57j0l6.12059j0j15&sourceid=chrome&ie=UTF-8


Analiza:

Pas verifikimit nga hibrid.info, mbishkrimi i artikullit në Inlajmi.com është i shkruar gabim, por pa qëllimin e qartë të dezinformimit të publikut. Megjithatë, fakti që ky artikull paraqet shifra jo të sakta, mund të dezinformojë lexuesit e këtij portali. Ky artikull kategorizohet si “Gabim”.


Arsyetimi:

Gabim – Vlerësimin “Gabim” e marrin raportet në media në të cilat redaksia e mediave bënë një gabim duke publikuar informacion të pasaktë ose duke transmetuar lajme të pavërtetuara nga një burim tjetër, pa qëllimin e qartë të dezinformimit të publikut.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere