Të fundit | Fenomeni “Pink Slime”: Kur faqet që paraqiten si media u japin përmbajtjeve… Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes Të fundit | Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin gusht 2026 Të fundit | Pretendim konspirativ se nëse dënohen krerët e UÇK-së, do të shkaktohet dhu… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump i ka bërë ftesë Thaçit për vizitë në SHBA më… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të sajuara që u atribuohen figurave politike,…
[ ARTIKULLI ]

Imazhi i policëve me simbolin e Shqiponjës dykrerëshe, nuk u bë në ngjarjet e djeshme në veri

FATBARDH DEMA

Portali informativ “Veriu.info” në faqen zyrtare në Facebook ka publikuar sot (27 maj) disa fotografi, të cilave u ka vënë mbishkrimin “Pamje nga policët tanë që me flamur të Kosovës në kokë dhe krah intervenuan në veri”.

Pas hulumtimit të kryer përmes programit te automatizuar online “InVID”, hibrid.info ka arritur të vërtetojë se njëra nga këto fotografi që paraqet dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës (PK) të cilët shihen duke bërë me duar simbolin e shqiponjës, është e realizuar në vitin 2018.

Pra, portali i lartcekur ka vënë një fotografi të vjetër duke pretenduar se e njëjta është realizuar gjatë ditës së djeshme (26 maj) në veri të Kosovës.


Vegëza e postimit në Facebook nga faqja e portalit informativ “Veriu.info”:

https://www.facebook.com/Veriuinfo/posts/pfbid0RZNEq3mU3AfKS5JXsH3YGNZ7aU6DAjvnF2Ebks4nZfeZHCZXB4hQeH6ry6pQMmDSl


Nga hulumtimi i kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka vërtetuar se fotografia në fjalë është realizuar në vitin 2018, gjatë paradës ushtarake për nder të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Ky imazh është realizuar nga autori Suhel Ahmeti, dhe i postuar në platformën për ngarkimin e fotove dhe videove e quajtur “Flickr.com”. (shih këtu)

Fotografia e ngarkuar në këtë platformë figuron se është postuar me datë 14 gusht të vitit 2018 dhe mban mbishkrimin “The military parade in honor of the 10th anniversary of the Kosovo’s independence. Kosovo Security Force (KSF), Kosovo Police and other security units”.

E përkthyer në shqip “Parada ushtarake për nder të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), Policia e Kosovës dhe njësitë tjera të sigurisë”.


Analiza:

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se portali “veriu.info” ka publikuar një fotografi të vjetër të vitit 2018, me anë të së cilës pretendohet se ajo është realizuar gjatë ditës së djeshme (26 maj) në veri të Kosovës.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë postim si “Përmbajtje e pa verifikuar”.


Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere