[email protected]
Rama nuk ka thënë se stadiumi i Kosovës do të ndërtohet njësoi si ai i Stambollit
shape
shape
shape

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “televizioni-24.com” të shtunën (14 janar) ka publikuar një artikull me titull “Njësoj si stadiumi ku do luhet finalja e Championsit do ndërtohet në Kosovë! Ja detajet”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli i këtij artikulli nuk përputhet me përmbajtjen.

Në përmbajtje gjendet postimi në Facebook nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama i cili, së bashku me kryetarin e Federata e Futbollit e Kosovës, Agim Ademi, kishin vizituar stadiumin Olimpik në Stamboll, në të cilin UEFA parasheh mbajtjen/organizimin e ndeshjes finale të Ligës së Kampionëve.

Gjatë kësaj vizite, Rama përmes llogarisë së tij në Facebook ishte shprehur: “Eksploruam mundësitë dhe idetë që Stadiumi i Ri i Kryeqytetit, i cili do të ndërtohet në Kampusin e Sporteve në Bërnicën e Poshtme, të jetë i UEFA category 4”.

Pra, Rama nuk ka thënë se në Kosovë do të ndërtohet stadium i njëjtë si ai në Stamboll, siç pretendohet në titull.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “televizioni-24.com”:

https://televizioni-24.com/2023/01/14/njesoj-si-stadiumi-ku-do-luhet-finalja-e-championsit-do-ndertohet-ne-kosove-ja-detajet/?fbclid=IwAR2cBuJFI9Im2yG_IS1WF7383E5UMPX__8RiDobe8nGT0P5LkR1C3BuGFK8

Ky artikull me titull të pasaktë është shpërndarë edhe në Facebook nga faqja “Albania Team”, e cila në këtë postim ka arritur të grumbullojë qindra reagime, e dhjetëra komente. (shih këtu)


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit dhe mediave sociale, hibrid.info ka gjetur postimin e Ramës në llogarinë e tij zyrtare në Facebook. (shih këtu)

Postimi i plotë i Ramës në Facebook:

Së bashku me Kryetarin e Federata e Futbollit e Kosovës ️ Agim Ademi, vizituam Stadiumin Olimpik në Stamboll, në të cilin UEFA parasheh që të luhet finalja e Ligës së Kampionëve 🏆 dhe disa ndërtesa të tjera të rëndësishme.

Eksploruam mundësitë dhe idetë që Stadiumi i Ri i Kryeqytetit 🏟️ i cili do të ndërtohet në Kampusin e Sporteve në Bërnicën e Poshtme, të jetë i UEFA category 4.

Ky Stadium do të jetë në shërbim të ekipeve kombëtare dhe të Kryeqytetit.

#kryeqyteti

#prishtinaepërjetimeve💛


Analiza:

Portali i dyshimtë “televizioni-24.com” ka publikuar një postim të kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, i cili përmes llogarisë së tij në Facebook kishte bërë të ditur se së bashku me kryetarin e FFK-së, Agim Ademi kishin vizituar stadiumin olimpik në Stamboll.

Në këtë postim, Rama shkroi “Eksploruam mundësitë dhe idetë që Stadiumi i Ri i Kryeqytetit, i cili do të ndërtohet në Kampusin e Sporteve në Bërnicën e Poshtme, të jetë i UEFA category 4.

Mirëpo, portali i dyshimtë “televizioni-24.com” këtij artikulli i ka vënë titull të pasaktë, me pretendimin se Rama ka thënë se stadium që do të ndërtohet në Kosovë do të jetë njësoj si ai ku do luhet finalja e Championsit.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Share With Others