Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime për konfiskimin e pronave të Vjosa Osmanit dh…
[ ARTIKULLI ]

Pretendohet rrejshëm se në këtë dekadë popullsia e Kosovës do të zvogëlohet për 50%

HIBRID

Portale të dyshimta me përmbajtje në gjuhën shqipe “On27.net” dhe “A.news29media.com” kanë publikuar një artikull me pretendimin se në këtë dekadë popullsia e Kosovës do të zvogëlohet për 50%.

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se ky pretendim në titull është i rremë, pasi nuk përputhet me përmbajtjen.

Në përmbajtje gjenden të dhëna nga raporti i OKB-së për vitin 2022 “World Population Outlook”, ku bëhet e qartë se deri në fund të këtij shekulli, Letonia, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Lituania, Kosova, Armenia, Maqedonia e Veriut dhe Polonia pritet të humbasin nga 40% deri në 50% të popullsisë së tyre.

Pra, nuk është e vërtetë që popullsia e Kosovës do të zvogëlohet për 50% gjatë kësaj dekade, siç pretendohet rrejshëm në titullin e artikullit.


Vegëzat e artikullit të publikuar në portalet e dyshimtë “On27.net” dhe “A.news29media.com”:

https://on27.net/2022/08/25/okb-me-lajm-shqetesues-per-shtetin-e-kosoves-kosova-do-te-zvoglohet-nga-popullsia-rreth-50-kete-dekade/?fbclid=IwAR2DMHJjxzsepu_OGSmrTCT3OtPs-6SLeYBkfLG2uZ07brb7jsWubSzWqAc
https://a.news29media.com/okb-me-lajm-shqetesues-per-shtetin-e-kosoves-kosova-do-te-zvoglohet-nga-popullsia-rreth-50-kete-dekade/2966/?fbclid=IwAR1DxkN6YDJmkpqqb60gnfvi9eSa3usDb_v0QwsIopGMRh0jGidb2uPt6VA

Ky artikull me titull të rremë është shpërndarë në Facebook nga faqja “Post Lajme” (mbi 16 mijë ndjekës) dhe nga faqja tjetër “Lajme Online” (mbi 65 mijë ndjekës).


Sipas të dhënave të raportit të OKB-së për vitin 2022 “World Population Outlook”, Bosnja dhe Hercegovina ka zënë vendin e parë në listën e vendeve me rënien më të madhe të numrit të banorëve në botë. (shih këtu)


Portalet e dyshimta të lartcekura, artikullin e kanë marrë nga portali informativ “Zeri.info”, të cilit më pas i kanë ndërruar titullin duke pretenduar rrejshëm se në këtë dekadë Kosova do të humb deri 50% popullsisë.

Artikullin e publikuar nga “Zeri.info” me titull “OKB: Popullsia e Kosovës do të zvogëlohet për 50% deri në fund të shekullit”, mund ta gjeni këtu.


Analiza:

Portale të dyshimta kanë publikuar një artikull me pretendimin e rremë se në këtë dekadë popullsia e Kosovës do të zvogëlohet për 50%.

Në përmbajtje gjendet raporti i OKB-së për vitin 2022 “World Population Outlook”, në të cilin thuhet se disa shtete përfshirë edhe Kosovën, deri në fund të shekullit pritet të humbasin nga 40 deri 50% të popullsisë së tyre.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere