Të fundit | Fenomeni “Pink Slime”: Kur faqet që paraqiten si media u japin përmbajtjeve… Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes Të fundit | Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin gusht 2026 Të fundit | Pretendim konspirativ se nëse dënohen krerët e UÇK-së, do të shkaktohet dhu… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump i ka bërë ftesë Thaçit për vizitë në SHBA më… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të sajuara që u atribuohen figurave politike,…
[ ARTIKULLI ]

Pretendimi se grupi rus “Wagner” ka plagosur shtatë pjesëtarë të Policisë së Kosovës, është i rremë

FATBARDH DEMA

Llogaria në TikTok me emrin “lumjanana009” ka publikuar dje (23 prill) një video-material (15 sekonda) me pretendimin se nga sulmet e grupit të mercenarëve rus “Wagner” kanë mbetur të plagosur shtatë pjesëtarë të Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës.

Llogaria e lartcekur, në këtë video-material përveç një imazhi që paraqet disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës, ka vendosur edhe mbishkrimin “PLAGOSEN 7 POLICE NE MITROVIS SOT NGA SULMET E GRUPIT WAGNER RUSE NE VERI”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se pretendimi i bërë nga kjo llogari në TikTok është i rremë.

Hibrid.info pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit dhe mediave sociale, nuk ka gjetur asnjë raportim të publikuar lidhur me këtë ngjarje në ndonjë nga mediumet në Kosovë.


Vegëza e video-materialit të publikuar në TikTok nga llogaria “lumjanana009”:

https://www.tiktok.com/@lumjanana009/video/7225279191032335642

Video-materiali i publikuar dje (23 prill), deri në publikimin e këtij artikulli, ka arritur të grumbullojë mbi 80 mijë shikime. (shih fotografinë më poshtë)

Screenshot i video-materialit të publikuar në TikTok nga llogaria “lumjanana009”

Llogaria e lartcekur siç duket këtë pretendim të rremë është munduar ta ndërlidhë me procesin zgjedhor në katër komunat veriore të Kosovës, të mbajtura dje (23 prill). (shih këtu)


Lidhur me procesin zgjedhor, Policia e Kosovës përmes një njoftimi ka bërë të ditur se zgjedhjet e mbajtura në katër komunat veriore, në aspektin e sigurisë kanë kaluar pa asnjë incident. (shih këtu njoftimin e Policisë së Kosovës)


Analiza:

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se llogaria “lumjanana009” në TikTok ka publikuar një video-material me pretendimin e rremë se grupi rus “Wagner” ka plagosur shtatë pjesëtarë të Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë pretendim si “Lajm i rremë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere