[email protected]
Imazhi i qenit nuk është realizuar pas tërmetit në Turqi e Siri, por qarkullon në internet që nga tetori i vitit 2018
shape
shape
shape

Mediumi online në Shqipëri “Ntv.al” ka publikuar një artikull me imazhin e një qeni, duke pretenduar se fotografia është realizuar diku në Turqi e Siri, pas tërmetit që goditi këto shtete mëngjesin e 6 shkurtit. Gjithashtu edhe përmbajtja duket të mos jetë lajm, por një tregim i sajuar.

Pas hulumtimit të kryer përmes makinave digjitale të kërkimit, hibrid.info ka arritur të vërtetojë se ky imazh nuk është realizuar pas tërmetit të 6 shkurtit, por kjo fotografi është në qarkullim që nga tetori i vitit 2018.


Vegëza e artikullit të publikuar në mediumin online “Ntv.al”:


Pas hulumtimit të kryer përmes programit te automatizuar online “InVID”, hibrid.info ka arritur të gjejë fotografinë autentike të publikuar me datë 18 tetor 2018 në agjencinë britanike të fotografive “Alamy” nga fotografi Jaroslav Noska. (shih këtu)


Edhe përmbajtja brenda artikullit duket të jetë e sajuar pasi që nuk paraqet një lajm specifik që vjen nga ngjarjet e fundit në zonat e prekura nga tërmeti. Për më tepër, në përmbajtje pretendohet se imazhi i qenit është në zonat e prekura nga tërmeti në Turqi e Siri.


Pjesë nga artikulli i publikuar në mediumin online “Ntv.al”:

Qeni që s’braktisi kurrë mikun e tij, ripërsëritet historia e ‘Hachikos’

Shpesh e kemi konsideruar si klishe tashmë që qentë janë shumë besnik, por fatkeqësitë ndonjëherë vërtetojnë pikërisht këto mesazhe të vyera. Të tilla janë edhe këto sekuenca të vogla nga tragjedia e tërmetit në Turqi e Siri.


Analiza:

Mediumi online në gjuhën shqipe “Ntv.al” ka publikuar artikullin me fotografinë e një qeni, me pretendimin se imazhi është realizuar pas tërmetit të 6 shkurti që goditi Turqinë dhe Sirinë.

Mirëpo, pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se fotografia është e vjetër, e realizuar nga fotografi Jaroslav Noska dhe e publikuar në agjencinë britanike të fotografive “Alamy” me datë 18 tetor 2018.

Pra në këtë artikull, përmbajtja është e rreme që pretendon se fotografia është bërë diku në rajonet e prekura nga tërmeti në Turqi apo Siri.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson artikullin si “Lajm i rremë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Share With Others