[email protected]
Lajm i vjetër dhe titull i sajuar: Nuk paraqitet datë për liberalizmi të vizave
shape
shape
shape

Faqja në Facebook “Gazeta Prishtina” sot (20 korrik) ka publikuar një artikull të portalit të dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “Banglacontent24.com” me titull “LAJMI I FUNDIT : Nga ministria e Donika Gërvalles vjen lajmi i madh se kur do bëhet liberalizimi i vizave”.

Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli i këtij artikulli është jo adekuat, i cili nuk i përgjigjet përmbajtjes. Po ky lajm rezulton të jetë i vjetër, i publikuar në muajin maj të vitit 2021 nga portali “Gazetainfokus.com”.

Në përmbajtje të këtij artikulli gjendet përgjigja nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) dhënë për “Gazetainfokus.com” lidhur me liberalizimin e vizave.

Në përgjigjen e kësaj ministrie atëkohë thuhej se janë të përkushtuar për konkretizimin sa më të shpejtë të kësaj çështjeje, duke u nisur nga fakti se Parlamenti Evropian, Komisioni Evropian dhe shumica dërrmuese e shteteve anëtare të BE-së atëkohë, sipas MPJD, përkrahnin liberalizimin e vizave për Kosovën.

Pra, lajmi është i vjetër dhe nuk paraqet ndonjë datë të caktuar për liberalizim të vizave, siç lë të kuptohet në titullin e artikullit të publikuar në faqen “Gazeta Prishtina” në Facebook.

Vegëza e artikullit të publikuar në faqen “Gazeta Prishtina” në Facebook:

https://www.facebook.com/GazetaPrishtinaa/posts/pfbid02n3ceeBuzVksTQ8BN3FJeAutbzvaEYmNPGFGm4Gf5b15xRVTS4e1f8tytESsjgg5hl

Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “Banglacontent24.com” me datë 5 korrik:

https://banglacontent24.com/sites/lajmi-i-fundit-nga-ministria-e-donika-gervalles-vjen-lajmi-i-madh-se-kur-do-behet-liberalizimi-i-vizave-2/?fbclid=IwAR3zZwtTvO5z9ARtubKMXFvozkUCA6cNWBqwqlFjlt-GCBM-yrv5NfLU75w


Pas hulumtimit përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë artikullin autentik të publikuar në portali “Gazetainfokus” me datë 24 maj 2021. (shih këtu)


Analiza:

Faqja “Gazeta Prishtina” ka postuar në Facebook një artikull të publikuar nga portali i dyshimtë “Banglacontent24.com”, i cili rezulton të jetë i vjetër (24 maj 2021), të cilin janë munduar ta paraqesin si aktual duke i vënë titull jo adekuat.

Pas analizës së kontrollit të fakteve, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.


Arsyetimi:

” Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others