Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime për konfiskimin e pronave të Vjosa Osmanit dh…
[ ARTIKULLI ]

Pretendimi se Erdogan do të vizitojë Kosovën dhe Shqipërinë muajin e ardhshëm, i pa verifikuar

FATBARDH DEMA

Portali informativ “Kosovapost.net” më 6 shtator ka publikuar një artikull ku pretendohet se Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në muajin e ardhshëm në agjendën e tij e ka Kosovën dhe Shqipërinë. Këto pretendimet ky portal informativ i mbështet në njoftimin e zyrës së presidentit turk.

Autori, duke u bazuar në, siç i referohet, agjendën e publikuar nga Presidenca turke, pretendon se muajin e ardhshëm presidenti i Turqisë në agjendë e ka vizitën në Kosovë dhe Shqipëri.

Mirëpo, përkundër hulumtimit përmes makinave digjitale të kërkimit, hibrid.info nuk ka arritur të konfirmojë këtë pretendim të ngritur. Rrjedhimisht, nga ky hulumtim, nuk është arritur të gjendet asnjë publikim kredibil e serioz nga burime zyrtare e turke, që të ketë ngjashmëri me këtë pretendim të bërë nga mediumi “Kosovapost.net”.


Vegëza e artikullit të publikuar nga portali informativ “Kosovapost.net”:

https://kosovapost.net/nga-muaji-i-ardhshem-erdogan-e-ka-ne-agjende-shqiperine-dhe-kosoven/

Pjesë të artikullit të publikuar në “Kosovapost.net”:

Presidenti turk, Rexhep Tayip Erdogan ka nisur një turne në Ballkan dhe e ka në plan t’i vizitojë edhe disa shtete këndej. Në agjendë, muajin e ardhshëm Erdogan e ka vizitën në Kosovë dhe në Shqipëri, njofton Kosova Post.


Artikulli bazohet në agjendën e publikuar nga Presidenca, edhe nuk ka asnjë njoftim në faqen zyrtare të Presidencës së Turqisë, për një planifikim për të vizituar Kosovën dhe Shqipërinë muajin e ardhshëm . (shih këtu)

Për më tepër Hibrid.info nuk ka gjetur asnjë informacion zyrtar apo publik kredibil që e konfirmon pretendimin për këtë lloj “agjende” të bërë nga Presidenca e Turqisë.

Po ashtu, ky lajm, për shkak se nuk figuron në kanalet zyrtare të Republikës se Turqisë vlerësohet si i pa verifikuar.


Analiza:

Portali informativ “Kosovapost.net” ka publikuar një lajm me pretendimin se në agjendën e vizitave të jashtme të presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, për muajin e ardhshëm zënë vend Kosova dhe Shqipëria.

Pretendimi i bërë nga portali informativ, siç thuhet në artikull,  mbështetet në agjendën e publikuar nga zyra e Presidencës së Turqisë, edhe pse agjenda e pretenduar nuk figuron në ueb faqen zyrtare të saj.

Pas verifikimit të fakteve bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Përmbajtje e pa verifikuar”.


Arsyetimi:

“I pa verifikuar” klasifikohen ato raporte mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere