Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të fabrikuara të Kurtit dhe Fidanit për Kosovë… Të fundit | Narrativat e zyrtarëve rusë për situatën në Kosovë: “spastrim etnik” i serb… Të fundit | Bajrami nuk ka deklaruar se Kurti i ka rikthyer dinjitetin Kosovës Të fundit | Narrativa serbe për hapjen e urës së Ibrit: nga fajësimi i Perëndimit te ri… Të fundit | Titulli nuk e tregon se tenderi përfshin edhe institucione që nuk janë pjes… Të fundit | Narrativat për projektin turistik të Kushnerit në Shqipëri Të fundit | Grenell nuk tha se “në shtator do të ketë zgjedhje pas kthimit të Thaçit” Të fundit | Pretendohet rrejshëm se u realizua një sondazh për pëlqyeshmërinë e partive… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se ministri i Jashtëm turk reagoi ndaj Vuçiqit për hap… Të fundit | Projektligji për shqiptarët në Serbi nuk është miratuar ende nga Kongresi a…
[ ARTIKULLI ]

Imazhi i vitit 2019 që paraqet pjesëtarët e FSK-së, publikohet si aktual

FATBARDH DEMA

Disa portale informative në gjuhën shqipe kanë publikuar dje (1 tetor, e diel) në faqet e tyre zyrtare në Facebook një fotografi në të cilën shihen pjesëtar të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Kësaj fotografie, këto portale i kanë vënë mbishkrimin “E diela e djemve tanë”, duke nënkuptuar imazhi paraqet ushtarët e FSK-së gjatë ditës së djeshme (e diel).

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se kjo fotografi është e vjetër dhe se e njëjta është gjetur e publikuar në tetor të vitit 2019.


Vegëza e postimit të publikuar në Facebook nga faqet e portaleve “Indeksonline.net” dhe “Gazetainfokus.com”:

https://archive.is/id2Df

https://archive.is/WLmgF#selection-441.0-442.1


Pas hulumtimit të kryer përmes programit të automatizuar “InVID”, hibrid.info ka gjetur artikuj të publikuar në muajin nëntor të vitit 2019, të cilat përmbajnë fotografinë e lartcekur. (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Disa portale në faqet e tyre në Facebook kanë publikuar një fotografi të vjetër (2019) ku shihen pjesëtarë të FSK-së, të cilën e kanë paraqitur si imazh të ditës së diel (1 tetor).

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë postim si “Përmbajtje e pa verifikuar”.


Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere