Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Nuk ka ndryshuar mosha e pensionimit

FATBARDH DEMA

Faqja në Facebook me emrin “Zëri Jonë” ka publikuar më 8 korrik një artikull me titull “Ndryshon mosha e pensionit : Ja sa vjeç do te daIin tani burrat dhe grate”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se ky artikull është i vjetër, i publikuar në janar të vitit 2020 dhe ka të bëjë me pensionistët e Shqipërisë.


Vegëza e artikullit të publikuar në Facebook nga faqja “Zëri Jonë”:

https://www.facebook.com/zerijone555/posts/pfbid02Twz4uBKezcPvsyv3rQzmqJvd23BgWDwWDUCxPkSc55jtzL42tfJFdP38kNuE6p7Gl


Faqja e lartcekur, këtë artikull e ka marr nga portali i dyshimtë “thelajme.co”, i publikuar në gusht të vitit 2020. (shih këtu)


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë se teksti i publikuar në këtë artikull është marr nga përshkrimi i një storje në Youtube e publikuar nga televizioni i Shqipërisë “Report TV” me datë 2 janar 2020. (shih këtu)


Kjo nuk është hera e parë që ky artikull publikohet si aktual nga portale të dyshimta. I njëjti ishte publikuar edhe gjatë viteve 2021 dhe 2022, e që gjithashtu është verifikuar nga hibrid.info. (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Bazuar në verifikimin e fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se faqja “Zëri Jonë” në Facebook ka publikuar një artikull të vjetër të vitit 2020, të cilin është munduar ta paraqesë si aktual.

Pas analizës së kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, ky artikull merr vlerësimin si “clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere