Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Ismail Kadare nuk e ka cilësuar Albin Kurtin si vrasës të shpresës në Kosovë

HIBRID

Një llogari në TikTok që mban emrin “KosovariPress” ka publikuar një video-material, në të cilin shfaqet imazhi i shkrimtarit shqiptar, Ismail Kadare.

Këtij imazhi i është shtuar mbishkrimi, që pretendon se Kadare ka dhënë komente dhe vlerësime negative për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Por pas hulumtimit dhe verifikimit nga hibrid.info, nuk janë gjetur burime konkrete që vërtetojnë pretendimin.


Vegëza e video-materialit të publikuar nga “KosovariPress” në TikTok:


Hibrid.info me anë të makinës së kërkimit, “Google”, ka hulumtuar mbi pretendimin e publikuar nga llogaria në fjalë, por nuk ka gjetur burime dhe fakte që e mbështesin atë (shih këtu).

Hibrid.info ka gjetur artikuj qe dëshmojnë pritjen e kryeministrit Kurti për shkrimtarin shqiptar, në korrik të këtij viti (shih këtu dhe këtu), në të cilat nuk tregohet për komente të Kadaresë për Kurtin.

Tjetër artikull qe hibrid.info ka gjetur, është një i tillë që tregon për komentet e Kadaresë për kundërshtarët e Konferencës së Rambujesë në librin, “Ra ky mort e u pamë” – Ditar për Kosovën, në të cilin jipen mendimet e shkrimtarit, pa përmendur emrin e kryeministrit Kurti, i cili atëbotë e kundërshtonte marrëveshjen e Rambujesë (shih këtu).

Po ashtu në internet kanë qarkulluar edhe deklarata tjera vlerësuese të shkrimtarit për Kurtin, por të cilat nuk janë provuar asnjëherë si të vërteta (shih këtu).


Analiza:

Një llogari në TikTok ka publikuar video-material që pretendon se shkrimtari shqiptar Ismail Kadare ka dhënë vlerësime negative për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Por pas verifikimit nga hibrid.info, deklarata e pretenduar nuk është provuar.

Andaj bazuar edhe në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si, “Lajm i rremë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere