Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes Të fundit | Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin gusht 2026 Të fundit | Pretendim konspirativ se nëse dënohen krerët e UÇK-së, do të shkaktohet dhu… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump i ka bërë ftesë Thaçit për vizitë në SHBA më… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të sajuara që u atribuohen figurave politike,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se largimi nga përfitimet vlen për ata që nuk plotësojnë…
[ ARTIKULLI ]

Kryeministri belg nuk ka deklaruar se “Albin Kurti është i jashtëzakonshëm” dhe se “ai meriton të jetë lider i Europës”

HIBRID

Llogaria në TikTok me emrin “lagraqsaqi” ka publikuar një video-material me mbi shkrimin që pretendon për një deklaratë të kryeministrit belg Alexander De Croo.

Video-materiali përmban imazhin e shoqëruar me mbishkrimin që pretendon se kryeministri belg është deklaruar se: Albin Kurti është i jashtëzakonshëm, ai meriton të jetë lider i Europës.

Por pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, nuk janë gjetur burime të besueshme që e mbështesin pretendimin e publikuar.


Vegëza e video-materialit të publikuar nga llogaria “lagraqsaqi”:

https://www.tiktok.com/@lagraqsaqi/video/7287555588253338913


Hibrid.info e ka gjetur të publikuar në vitin 2021 të njëjtin pretendim edhe nga disa faqe në Facebook. (shih këtu, këtu dhe këtu)


Pas kërkimit të realizuar nga “Hibrid.info” nëpërmjet makinës së kërkimit “Google, nuk u gjetën burime të besueshme që vërtetojnë deklaratën e pretenduar nga llogaria në fjalë. (shih këtu)


Hibrid.info ka gjetur materiale nga takimi i zhvilluar në prill të 2021, ndërmjet kryeministrit të Kosovës dhe atij belg (shih këtu dhe këtu) si dhe letrën uruese që Alexander De Croo i kishte dërguar homologut nga Kosova, me rastin e zgjedhjes kryeministër. (shih këtu)


Në asnjërën nga këto dy raste nuk vërtetohet pretendimi i llogarisë në TikTok.


Analiza:

Llogaria në TikTok “lagraqsaqi” ka publikuar video-material në mbishkrimin e së cilës pretendohet se kryeministri i Belgjikës, Alexander De Crook a deklaruar se “Albin Kurti është i jashtëzakonshëm, ai meriton të jetë lider i Europës”.

Por që pas hulumtimit nga “hibrid.info” nuk eshtë gjetur asnjë fakt apo dëshmi nga burime të besueshme që konfirmojnë deklaratën e pretenduar.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson publikimin si “Lajm i rremë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere