Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Temat për të cilat pritet të dezinformohet gjatë vitit 2024

HIBRID

Duke u nisur nga fakti që nuk mund të parashikohet se çfarë dezinformata do të ketë gjatë këtij viti, e dimë që edhe këtë vit do të ketë ngjarje e zhvillime të cilat do ta marrin vëmendjen e qytetarëve dhe mediave, dhe rrjedhimisht të prodhuesve të dezinformatave.

Janë disa tema që kur të shohim artikuj për to, ta kemi gjithmonë parasysh që duhemi t’i lexojmë me një sy kritik, sepse edhe në vitin paraprak kemi hasë në shumë dezinformata për to.

Veriu

Veriu i Kosovës do të vazhdojë të jetë temë diskutimi për shkak të procesit të dialogut dhe procesit të themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Në anën tjetër, i kemi zgjedhjet lokale që duhet të mbahen, dhe punëtorët serbë të administratës publike të dorëhequr në nëntor 2022 që ende nuk janë kthyer në vendet e tyre të punës. Derisa këto procese të mos përmbyllen, dezinformatat duket se do ta kenë cak kryesor këtë temë.

Luftërat nëpër botë

Lufta në Ukrainë po hyn në vitin e tretë dhe nuk po i duket fundi. Si target i propagandës e dezinformimit rus, lufta në Ukrainë do të vazhdojë të shërbejë si material për çrregullim informativ. Njëjtë si pritet të shërbejë edhe lufta në Gaza për të prodhuar përmbajtje të pasakta.

Zgjedhjet në ShBA

Këtë vit pritet të mbahen zgjedhjet në ShBA, ku presidenti i tanishëm Joe Biden do të garojë kundër ish-presidentit Donald Trump për një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë. Duke i pasur parasysh që vet termi ‘fake news’ dhe lufta ndaj dezinformimit ka marrë fokus krejt tjetër për shkak të zgjedhjeve të vitit 2016, kur Trump u zgjodh president, gjasat që do të kemi sërish dezinformata, janë shumë të mëdha.

Zgjedhjet nacionale në Kosovë

E pos zgjedhjeve në Amerikë, ky vit është vit parazgjedhor edhe për Kosovën. Vitin tjetër i përfundon mandati qeverisë së udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje dhe do të mbahen zgjedhjet e përgjithshme në nivel vendi. Por, dezinformatat që do të burojnë nga vetë partitë politike për njëra-tjetrën, e nga burime tjera për këto parti, nuk do ta presin vitin 2025, por do të nisin shumë më herët që të ndikojnë në rezultatin zgjedhor. Andaj, mbani larg emocionet dhe lexoni me sy kritik.

Vizat

Prej këtij muaji, kemi me lëviz lirshëm në Evropë, por në muajt e parë do të ketë paqartësi të shumta për shkak se ka shumë qytetarë qe nuk i dinë procedurat e lëvizjes së lirë në zonën Schengen e as kufizimet. Kjo temë mundet të shërbejë prej prodhuesve të dezinformatave që do të tentojnë me ua zgjidh juve pasiguritë.  Kështu që, merrni informacionet prej burimeve kredibile, çdoherë.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere