Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Lojë shpërblyese e rreme duke përdorur logon dhe emrin e kompanisë “Conad Albania”

HIBRID

Një faqe në Facebook me emrin “Conad Albania” që numëron 12 ndjekës, ka publikuar lojë shpërblyese të rreme me pretendimin se fituesit do të shpërblehen.

Veprimtarinë e faqes në fjalë e bën të dyshimtë fakti që në seksionin “About” nuk ka asnjë informacion, adresë apo kontakt. (shih këtu)

Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka vërtetuar se faqja e lartcekur ka përdorur logon e rrjetit të marketeve italiane në Shqipëri “Conad Albania”, duke u munduar që të paraqitet si faqe zyrtare e kësaj kompanie.


Vegëza e lojës shpërblyese të rreme e publikuar nga faqja “Conad Albania”:

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=pfbid0LCAjBCFfFddd6TVxD1gz7PqFQGdDVwWYpqrk6qUcGcW3MZ2XDEeTm9dzjz1ncyGyl&id=100093486725214

Në postimin e faqes pretendohet se 500 personat e parë që e kanë gjetur saktë numrin në foto, do të shpërblehen me 500 çanta dhuratash dhe kuponë 10000 lekë.


Hibrid.info ka gjetur faqen zyrtare të rrjetit të marketeve italiane “Conad Albania” në Shqipëri, e cila numëron mbi 32 mijë ndjekës. (shih këtu)


Po ashtu hibrid.info ka gjetur disa reagime në faqen e zyrtare në Facebook të këtij rrjeti të marketeve.

Në këto reagime shihet se faqja zyrtare në disa raste ka bërë thirrje për kujdes nga faqet e rreme që mashtrojnë në emër të saj. (shih këtu)


Analiza:

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se faqja në Facebook me emër “Conad Albania,” që numëron vetëm 12 ndjekës ka pretenduar rrejshëm se ka organizuar lojë shpërblyese, duke përdorur emrin dhe logon e rrjetit të marketeve italiane në Shqipëri, me të njëjtin emër si faqja në fjalë “Conad Albania”.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e ka vlerësuar këtë faqe si “Mashtrim”.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere