Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes Të fundit | Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin gusht 2026 Të fundit | Pretendim konspirativ se nëse dënohen krerët e UÇK-së, do të shkaktohet dhu… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump i ka bërë ftesë Thaçit për vizitë në SHBA më… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të sajuara që u atribuohen figurave politike,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se largimi nga përfitimet vlen për ata që nuk plotësojnë…
[ ARTIKULLI ]

Kurti nuk tha se studentët shqiptarë gabuan që protestuan në Shkup dhe se Mickoski do ta zgjidhë problemin

ETRIT REXHEPI

VERDIKTI YNË

LAJM I RREMË

Nuk ka asnjë publikim që konfirmon se një deklaratë e tillë ka ardhur nga Kurti.

“Studentët shqiptarë gabuan që protestuan sot në Shkup. Mickoski do ta zgjidhë këtë problem.”

Kështu po pretendohet të ketë deklaruar kryeministri në detyrë Albin Kurti, sipas një përmbajtjeje të publikuar të martën në Facebook, nga faqja me emrin “Mërgata me LDK-në”.

Cila është e vërteta?

Nuk ka asnjë publikim që konfirmon se një deklaratë e tillë ka ardhur nga Kurti.

Të hënën është protestuar në Shkup nga studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, ku u kërkua që provimi i jurisprudencës të jetë në gjuhën shqipe (shih këtu).

Përmbajtja që trajtohet në tekst pretendon se Kurti ka komentuar këtë protestë.

Deri në momentin e trajtimit ajo ka marrë 180 pëlqime dhe më shumë se 160 komente, nga përmbajtja e disa prej të cilëve, mund të vlerësohet se audienca e kësaj faqe, ka mundësi ta përceptojë pretendimin si të besueshëm.

Hibrid.info ka hulumtuar në faqen e Kurtit në Facebook. Nga dita kur është mbajtur protesta e deri më sot, në postimet në faqe, nuk është hasur asnjë publikim, ku ai të ketë komentuar protestën e mbajtur në Shkup (shih këtu).

Gjithashtu, pretendimi nuk konfirmohet as në publikimet në faqen e Qeverisë së Kosovës në Facebook, ku zakonisht publikohen aktivitetet ditore te kryeministrit në detyrë (shih këtu).


Bazuar në një postim në Facebook, ku në faqen e Kurtit njoftohej se ai do të ishte për një intervistë të hënën (18 maj) në mbrëmje në emisionin “Interaktiv”, që transmetohet në “KTV”, hibrid.info hulumtoi për video-materialin e kësaj interviste (shih këtu).

Hibrid.info gjeti videon e publikuar në kanalin zyrtar në Youtube dhe e kontrolloi atë (shih këtu). Pas kontrollit u konfirmua se as në këtë paraqitje publike, Kurti nuk dha komente për protestën në fjalë.


Për të hulumtuar më shumë rreth pretendimit, hibrid.info kërkoi edhe më anë të motorit të kërkimit “Google”, me fjalët “albin kurti protesta në shkup”. Rezultatet nga kërkimit përveç që nuk shfaqën burime që do të konfirmonin deklaratën e pretenduar, ato treguan artikuj që konfirmojnë faktin se Kurti nuk ka bërë deklarata publike për çështjen në fjalë (shih këtu).

Konfirmim të deklaratës nuk solli as kërkimi përmes “Google” duke përdorur frazën e drejtpërdrejta si fjalë kërkimi (shih këtu).

Analiza

Pretendimi se Albin Kurti ka deklaruar se “studentët shqiptarë gabuan që protestuan sot në Shkup” dhe se “Mickoski do ta zgjidh këtë problem” është i pasaktë.

Kërkimet në Google dhe YouTube, si dhe verifikimi i llogarive zyrtare në rrjete sociale, nuk gjetën asnjë dëshmi apo publikim që e konfirmon këtë deklaratë.

Andaj, bazuar në metodologjinë e vlerësimit, hibrid.info e vlerëson përmbajtjen në fjalë si “Lajm i rremë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere