Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Përmes një fotografie të vjetër u pretendua rrejshëm se më 10 shtator kishte reshje bore në Gjilan

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

Përmes një fotografie, u pretendua se të martën (10 shtator) në qytetin e Gjilanit ka pasur reshje bore.

Ky postim u publikua në Facebook nga faqja “Drejt News”.

Çka gjeti hibrid.info?

Pas hulumtimit të kryer online, hibrid.info ka vërtetuar se pretendimi i lartcekur është i rremë. Fotografia është e vjetër, e publikuar me datë 20 janar.


Vegëza e postimit të publikuar në Facebook nga faqja “Drejt News”:

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=pfbid0hzpWKoExpd7ikyqq3mKoY7Zmt5tvF34XWtnbT3WbjkUjuGs74yP3gXXWdBwKBcUfl&id=100071272925977


Pas hulumtimit përmes programit të automatizuar “InVID”, hibrid.info ka gjetur fotografinë e njëjtë të publikuar me datë 20 janar nga faqja në Facebook “Gjilani SOT”. (shih këtu)


Për ta vërtetuar edhe më shumë faktin se të martën (10 janar) nuk kishte reshje bore në Gjilan, hibrid.info ka kërkuar në platformën online për parashikim të motit “AccuWeather.com”, ku është vërtetuar se atë ditë temperaturat në Gjilan varionin nga 15 deri 18 gradë celsius. (shih këtu)


Analiza:

Përmes një fotografie, faqja “Drejt News” në Facebook pretendoi se më 10 shtator kishte reshje bore në qytetin e Gjilanit.

Pas hulumtimit online, hibrid.info vërtetoi se fotografia ishte e vjetër, e publikuar më 20 janar.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë pretendim si “Lajm i rremë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere