Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Jo, Thaçi nuk është dënuar por vazhdon të gjykohet

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Publikohet përmbajtje që pretendon se ish-presidenti Hashim Thaçi është dënuar me 25 vite burgim për 100 vrasje e gjenocid.

Pretendimi është publikuar në TikTok nga llogaria me emrin “fatjona989” me anë të një video-materiali, që shfaq pamje brenda dhomës së gjykimit në objektin e “Dhomave të Specializuara”, në Hagë, ku po gjykohet Thaçi me akuzat për krime lufte.

Por, cila është e vërteta?

Gjykata ende nuk ka marrë asnjë vendim për ish-presidentin Thaçi.


Vegëza e video-materialit të publikuar nga llogaria “fatjona989” në TikTok:

https://archive.ph/i2Wod


Hibrid.info ka kontrolluar për njoftimet e fundit, në ueb-faqen e “Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit Special”.

Në bazë të këtyre njoftimeve, hibrid.info nuk ka gjetur ndonjë vendim zyrtar të publikuar ku konfirmohet verdikti përfundimtar për gjykimin e Thaçit, çka do të thotë se ai ende po gjykohet (shih këtu).

Në njoftimin e kësaj gjykate të publikuar më 18 korrik, tregohet se gjykimi për Thaçin dhe të tjerët do të rinis pas pushimit veror, më 19 gusht 2024 (shih këtu).

Po ashtu, për të vërtetuar se pretendimi nuk qëndron, hibrid.info ka hulumtuar me anë të makinës së kërkimit “Google” dhe nuk ka gjetur njoftim apo lajm që konfirmon vendimin për dënimin e Thaçit (shih këtu).


Analiza:

Pretendimi se ish-presidenti Hashim Thaçi është dënuar me 25 vite burgim për 100 vrasje e gjenocid nuk qëndron.

Hibrid.info ka gjetur se nuk ka ndonjë vendim zyrtar dhe se ai ende po vazhdon të gjykohet.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Lajm i rremë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere