Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Publikohet lajm i vjetër për mbylljen e segmentit të autostradës nga Suhareka deri në Prizren

FATBARDH DEMA

Disa faqe në Facebook kanë publikuar sot (20 mars) një artikull me titull “Rrëshqitja e dheut, mbyllet segmenti i autostradës nga Suhareka deri në Prizren”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se lajmi është i vjetër, i publikuar me datë 21 shkurt.

Pra, faqet “Shqipet” dhe “Exclusive Albania Today” në Facebook, janë munduar që, këtë lajm të vjetër, ta paraqesin si aktual, kështu duke lënë mundësi keqkuptimi nga lexuesit.


Vegëza e artikullit të publikuar në Facebook nga faqet “Shqipet” dhe “Exclusive Albania Today”:

https://www.facebook.com/al.shqipet/posts/pfbid02SYSkqtfURW1WZxpmauiZBraVA9amPgC7rBXyoRZnUNPg39JDkkGjj2Vtrh3kEwgPl

https://www.facebook.com/albaniatod4y/posts/pfbid037e5oQ5yq6AkMD15TG5sr7FPTaAfg5jLqiUZScUivaebBCfZcM96tPPFuC1bEb2Byl


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka gjetur artikullin autentik të publikuar në kohë reale (21 shkurt 2023) nga mediumi online “Kallxo.com”. (shih këtu)


Për ta vërtetuar edhe më shumë faktin se kjo ngjarje ka ndodhur në shkurt të këtij viti, hibrid.info ka gjetur edhe njoftimin e zëvendësministrit të Infrastrukturës, Hysen Durmishi i cili atëkohë, përmes llogarisë së tij zyrtare në Facebook, kishte bërë të ditur se segmenti nga Suhareka deri në Prizren ishte mbyllur përkohësisht si pasojë e një rrëshqitje të madhe të dheut. (shih këtu)


Analiza:

Disa faqe në Facebook kanë publikuar sot (20 mars) një njoftim të vjetër (21 shkurt) për mbylljen e segmentit të autostradës nga Suhareka në Prizren, si pasojë e rrëshqitjes së dheut.

Këto faqe janë munduar që këtë lajm të vjetër t’a paraqesin si aktual, kështu duke lënë vend për keqkuptim.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Dezinformatë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere