Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

SMS mashtrues në emër të një poste private

HIBRID

Një mesazh i shkurtër elektronik (SMS) po shpërndahet nëpër numrat e telefonit me prefiks të Kosovës, me pretendimin se është nga posta “DHL Express”.

Përmbajtja e mesazhit:

“DHL Express: Përshëndetje! Pakoja juaj DHL ka mbërritur në qendrën e klasifikimit dhe aktualisht po kërkojmë informacionin e adresës suaj për të siguruar dorëzimin me sukses. Ju lutemi klikoni në lidhjen e mëposhtme për të verifikuar dhe përditësuar adresën tuaj të dërgesës: https://dhl.kosoves.im/help. Pas përditësimit të informacionit, sistemi do të organizojë automatikisht dorëzimin pasues; nuk kërkohet asnjë veprim i mëtejshëm nga ju. Faleminderit që përdorni DHL Express. https://dhl.kosoves.im/help

Çka e bën të dyshimtë këtë SMS?

Mesazhi pranohet nga një e-mail privat dhe jo nga ndonjë zyrtar i postës.

Po ashtu, po që se hapet vegëza (link) që paraqitet në përmbajtje çon direkt në një hapësirë për të përmbushur të dhëna personale, që më pas çojnë në një hapësirë për të bërë pagesë.


Verifikimet:

Fillimisht e-maili nga i cili është pranuar SMS-i, është curtpaulmiller@gmail.com. Ndërsa në faqen zyrtare në Facebook të postës DHL në Kosovë, figuron e-maili “info@3plog.net”. (shih këtu)


Po që se klikohet vegëza që ofrohet në SMS, shfaqet një faqe që “paralajmëron” përdoruesin se dërgesa nuk i është dorëzuar për shkak të adresës jo të plotë ose të pasaktë. Po ashtu aty thuhet se pakoja ka mbetur në qendrën e “DHL Express” në Kosovë dhe se duhet të plotësohen disa të dhëna për të organizuar dërgesë të re.

Këtu duhet pasur parasysh se asnjë buton nuk është i klikueshëm dhe se të qasshme janë vetëm hapësirat për t’i plotësuar të dhënat.

Klikimi për të vazhduar tutje çon në vegëzën për të përditësuar të dhënat për dërgesën e pretenduar. Plotësimi i tyre (hibrid.info e ka realizuar me emër fiktivë dhe të dhëna jorealiste)  

Faqja i pranon të dhënat dhe pas klikimit në butonin “vazhdo” shfaqet një faqe e re, që kërkon mjete monetare.


Metoda mashtruese për të marrë informacione personale ose financiare, duke u paraqitur si burime të besueshme, zakonisht përmes e-maileve, mesazheve ose faqeve të rreme në internet njihet si “Phishing” (shih këtu).

Ueb-faqja mashtruese në këtë SMS është “https://dhl.kosoves.im/help”. Ndërsa ueb-faqja zyrtare e postës DHL në Kosovë është “mydhl.express.dhl/kv”.

Edhe platforma për verifikimin e ueb-faqeve “Scamdoc.com” e ka cilësuar këtë ueb-faqe si të dyshimtë.


Më 16 mars, faqja “DHL Kosova” në Facebook ka bërë thirrje për kujdes nga mesazhet mashtruese që po qarkullojnë në emër të postës “DHL Express”.


Hibrid.info edhe në të kaluarën ka trajtuar SMS të tillë mashtrues në emër të kësaj poste (shih këtu).


Analiza:

Një SMS mashtrues po u dërgohet numrave me prefiks të Kosovës. Pretendimi i mesazhit është se bëhet fjalë për porosi nga DHL Express në Kosovë, duke i njoftuar rrejshëm për një “pako” që nuk mund të dorëzohet për shkak të adresës së paplotë dhe duke i ftuar të klikojnë në një vegëz për përditësim të të dhënave.

Pas verifikimit nga hibrid.info, u vërtetua se mesazhi (SMS) nuk është dërguar nga DHL, por nga një email privat, ndërsa vegëza e përfshirë në të është mashtruese. Kjo ueb-faqe është cilësuar si e dyshimtë nga platforma për verifikim të faqes, dhe hapat që ka ndjekur hibrid.info për ta analizuar paralajmërojnë për rrezik “phishing”.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje (SMS) si “Mashtrim”.

Arsyetimi:

Vlerësimi “Mashtrim” u bëhet atyre përmbajtjeve informative të cilat manipulohen si në aspektin vizual (deepfake, cheapfake), zanor (audio) apo tekstual të përmbajtjes për të mashtruar audiencën. Zakonisht kjo formë e mashtrimit përdoret për të prodhuar përmbajtje të paqena dhe të manipuluara.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere