Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Tituj përgjithësues që nuk sqarojnë se tragjedia ka ndodhur në Bosnjë

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

Portalet informative “Podujevasot.info” dhe “Llapi.info” kanë publikuar të mërkurën (5 nëntor) një artikull me titull “Digjet shtëpia e të moshuarve, vdesin 9 persona”.

Çka nuk shkon me këtë titull?

Pas verifikimit të fakteve, u vërtetua se titulli është përgjithësues.

Pse titulli konsiderohet përgjithësues është fakti se, meqë nuk përmendet vendi ku ka ndodhur ngjarja, i njëjti mund t’i bëjë lexuesit të mendojnë se tragjedia ka ndodhur në Kosovë. E e vërteta është se ngjarja, siç sqarohet në përmbajtje, ka ndodhur në Tuzlla të Bosnje e Hercegovinës.


Portalet e lartcekura, këtë artikull e kanë shpërndarë edhe në faqet e tyre zyrtare në Facebook.

Përmbajtja e publikuar në faqen “Podujeva Sot”, deri në shkrimin e këtij artikulli ka arritur të grumbullojë gjithsej 210 reagime, 49 komente dhe 2 shpërndarje. (shih këtu)

Ndërsa përmbajtja e publikuar në faqen “Llapi.info” në Facebook ka grumbulluar 56 reagime, 2 komente dhe 1 shpërndarje. (shih këtu)


Për ta vërtetuar edhe më shumë faktin se ngjarja ka ndodhur në Bosnjë, hibrid.info ka gjetur artikullin e publikuar nga mediumi në gjuhën boshnjake “Vijesti.ba”, i cili ka raportuar lidhur me këtë ngjarje. (shih këtu)

Analiza:

Portalet “Podujevasot.info” dhe “Llapi.info” kanë publikuar një artikull me titull “Digjet shtëpia e të moshuarve, vdesin 9 persona”, por pa specifikuar lokacionin ku ka ndodhur ngjarja.

Ky titull është i përgjithësuar dhe i paqartë, duke krijuar përshtypjen për lexuesit se tragjedia mund të ketë ndodhur në Kosovë, veçanërisht pasi portalet kanë audiencë lokale dhe emërton rajonin e Llapit.

Vetëm pas klikimit në artikull zbulohet se ngjarja ka ndodhur në Tuzlla, Bosnjë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info i vlerëson këta artikuj si “Clickbait”.

Arsyetimi:

“Clickbait” vlerësohen ato përmbajtje informative titulli i të cilave është përgjithësues dhe nuk bënë të ditur vendndodhjen e ngjarjes, kontekstin dhe relevancën. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e audiencës me tituj sensacionalë me pasojë çorientuese, që nuk e qartësojnë saktësisht përmbajtjen e artikullit. Titujt “clickbait” bëhen kryesisht për të tërhequr lexueshmëri në rastin e publikimeve mediatike dhe/ose për të fituar nga klikimet në rastet e publikimeve komerciale.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere