Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes Të fundit | Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin gusht 2026 Të fundit | Pretendim konspirativ se nëse dënohen krerët e UÇK-së, do të shkaktohet dhu… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump i ka bërë ftesë Thaçit për vizitë në SHBA më… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të sajuara që u atribuohen figurave politike,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se largimi nga përfitimet vlen për ata që nuk plotësojnë…
[ ARTIKULLI ]

Stema e kardinalëve të Vatikanit është një kapele, e jo UFO

HIBRID

Në mediat sociale Facebook dhe X (ish-Twitter) janë publikuar disa postime me pretendimin se Vatikani udhëhiqet nga UFO-të (jashtëtokësorët).

Ky pretendim bëhet diku iu referuar një stemës së një kardinali katolik romak, e cila thuhet se është pjatë fluturuese (UFO).

Megjithatë, pas verifikimit të fakteve të kryer nga Reuters (shih këtu), është vërtetuar se ky simbol nuk paraqet siç pretendohet, UFO, por ajo është kapelë e kuqe me xhufka të gjata në të dyja anët.


Vegëzat e postimit të publikuara në Facebook dhe X (ish-Twitter):

https://www.facebook.com/WalksWithEagles774/posts/pfbid021axfECwLwoZtgMgy8p4VZ7vcLaHyBNdpLXFP4yf1xRHgz1GXCKyafTZhx75NkHwVl

https://twitter.com/MAVERIC68078049/status/1699030065726750867?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1699030065726750867%7Ctwgr%5E096f3b504210c0fa832dff5e6db56258b50c256a%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.reuters.com%2Farticle%2Ffactcheck-ufo-vatican-alien-idUSL1N3AK1KL


Reuters ka arritur të vërtetojë se kapela e kuqe paraqet stemat e kardinalëve në shekullin e 16-të. (shih këtu dhe këtu)


Kardinalët nuk i kanë mbajtur ato në kokë që nga viti 1969, kur si pjesë e Këshillit të Dytë të Vatikanit, i cili synonte të modernizonte Kishën Katolike, Papa Pali VI, hoqi përdorimin e tyre (shih këtu “Pjesën e Parë” shkronja A, numri 9). (shih këtu)

Në vend të kësaj, një kapelë e kuqe më e vogël e quajtur biretta u jepet tani kardinalëve të sapo instaluar, shpjegon në faqen e tij të internetit At Richard Kunst, një prift që mbledh objekte papale. (këtu)


Analiza:

Kontrolluesit e fakteve në Reuters kanë sqaruar se llogaritë e lartcekura në mediat sociale kanë shpërndarë një foto të stemës së një kardinali, e jo një simbol të UFO-ve në Vatikan, siç pretendohet.

Këto postime janë vlerësuar si “Mashtrim”.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere