[email protected]
Lajm i rremë i bazuar në një tjetër lajm të rremë
shape
shape
shape

Portali i dyshimtë “kosalb.net” ka publikuar një artikull me titull “MerkeI: Gjermanët do të armatosin Ushtrinë e Kosovës si ushtrinë e vet”.

Ky artikull përmban titull të rremë që nuk i përgjigjet përmbajtjes. Pas kontrollit të fakteve nga hibrid.info, vërehet se përmbajtja e këtij artikulli ka të bëjë me pretendimin e gazetës ruse “Sputnik”, e cila më 22 korrik të këtij viti kritikoi Gjermaninë se ajo po i shtyen negociatat ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, nga ana tjetër po negocion me Kosovën për blerjen e armëve dhe pajisjeve ushtarake.

Pra, lajmi nuk ka të bëjë asgjë me kancelaren gjermane, Angela Merkel në lidhje me armatosjen e ushtrisë së Kosovës nga Gjermania, siç pretendohet në titullin e artikullit të publikuar nga “kosalb.net”.

Teksti i artikullit të publikuar në “kosalb.net”:

MerkeI: Gjermanët do të αrmαtosin Ushtrinë e Kosovës si ushtrinë e vet

Përderi sa në njërën anë, Gjermania po ndërhynë në n egociatat ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, nga ana tjetër, po negocion me Kosovën për bl erjen e a rmëve dhe pajisjeve u shtarake, shkruan Sputnik, duke thënë se Gjermania po i shkel ligjet e veta.

Sic raporton media ruse, autoritetet në Prishtinë kanë negociuar prej muajsh me shërbimet e in teligjencës gjermane për pr okurimin e topave dhe sistemeve të raketave anti-tank për Ushtrinë e Kosovës, dhe përqendrimi i tyre është në plotësimin e ar mëve të vogla dhe a rmë moderne të këmbësorisë, transmeton lajmi.net. Me ar matimin e Kosovës, Gjermania po shkel rregullat dhe ligjet e veta, sepse dispozita e vitit 1971 ndalon në parim eksportimin e ar mëve në vendet që nuk janë anëtare të NATO-s. Hvp markvtingun 5 sekvnda dhe shfvqen Pvmjet EkskIvzive

Vegëza e artikullit të publikuar në “kosalb.net”:

https://kosalb.net/merkei-gjermanet-do-te-%ce%b1rm%ce%b1tosin-ushtrine-e-kosoves-si-ushtrine-e-vet/

Sputnik kishte deklaruar se me armatinim e Kosovës, Gjermania po shkel rregullat dhe ligjet e veta, sepse dispozita e vitit 1971 ndalon në parim eksportimin e armëve në vendet që nuk janë anëtare të NATO-s.

Më poshtë mund të gjeni vegzën e artikullit origjinal të publikuar në kohë reale nga disa media online:

https://sinjali.com/sputnik-merkel-e-dha-driten-e-gjelber-gjermanet-po-e-armatosin-kosoven/


Megjithatë, edhe pretendimi i Sputnik për armatosje të FSK-së nga Gjermania, kishte rezultuar të jetë i rremë. Këtë pretendim e kanë mohuar zyrtarët të Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës.

Në një përgjigje për zëri.info, zyrtarë të kësaj ministrie kishin thënë:

“Lajmi nga agjencia e lajmeve ruse ‘Sputnik’ është lajm i rrejshëm (fake news) në vazhdën e dezinformatave nga qarqet jomiqësore të FSK-së dhe vendit në përgjithësi me qëllim të dëmtimit të imazhit dhe perspektivës së saj zhvillimore”.

https://zeri.info/aktuale/359376/fsk-lajmi-i-sputnikut-per-armatim-nga-gjermania-fake-news/


Analiza:

Artikulli i publikuar nga “kosalb.net” përmban titull të sajuar, i cili nuk përputhet me përmbajtjen. Në bazë të kontrollit të fakteve, rezulton se paradoksi i këtij artikulli të rremë është se edhe lajmi që ka përdorur në përmbajtje, i publikuar nga Sputnik në korrik të këtij viti, është i rremë. Pas analizës së fakteve të kontrolluara, hibrid.info e kategorizon këtë artikull si “dezinformatë” dhe “clickbait”.


Arsyetimi:

Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Clickbait – “Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others