Të fundit | Rifat Jashari nuk e ka bërë deklaratën e pretenduar ndaj Edi Ramës Të fundit | Titulli e paraqet lirimin e Thaçit si të konfirmuar Të fundit | Rama s’ka thënë se mbështetësit e protestave nga Kosova e Maqedonia e Veriu… Të fundit | Nuk ka dëshmi se Engel ka deklaruar se lirimi i Thaçit do të ndikonte në sk… Të fundit | Pretendim i rremë se Hillary Clinton ka bërë një deklaratë për qeverisjen e… Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin korrik 2026 Të fundit | Format e manipulimit të imazheve për qëllime keqinformimi Të fundit | Hamza nuk refuzoi krijimin e institucioneve dhe nuk kërkoi zgjedhje të reja Të fundit | Videoja e vitit 2021 me aeroplanë luftarakë serbë mbi Jarinjë ripublikohet… Të fundit | Pretendime pa fakte se familja Berisha e dogji shtëpinë në Zveçan për t’i a…
[ ARTIKULLI ]

Titulli nuk e bën të qartë se ngjarja ka ndodhur në Iran

HIBRID

Portali informativ në gjuhën shqipe, me emrin “sot.com.al” ka publikuar dje (25 janar) një artikull me titull “Përfshihet nga flakët një spital, zbulohet shkaku”.

Pas verifikimit  nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli i këtij artikulli është përgjithësues, pasi nuk sqaron se në cilin shtet ka ndodhur kjo ngjarje.

Lajmi bëhet i qartë vetëm në përmbajtje, më saktësisht në kreun e lajmit ku thuhet se “Një zjarr i madh shpërtheu në një spital në kryeqytetin e Iranit, Teheran”.

Nisur nga fakti që ky portal informativ është i regjistruar në Shqipëri (shih këtu) dhe përmbajtjet e publikuara nga ky portal janë në gjuhën shqipe, titulli në fjalë, lë vend për keqinformim te lexuesit se ngjarja ka ndodhur në një nga hapësirat shqip-folëse.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “sot.com.al”:

https://sot.com.al/bota/perfshihet-nga-flaket-nje-spital-zbulohet-shkaku-i638348?fbclid=IwAR1Ss_2RefbuUIgHN9D4QKB-IRmmf6oErdrc2baCbQslDIHSqMV5jTJe9EE


Për të vërtetuar se ngjarja ka ndodhur në Iran, hibrid.info e ka gjetur të publikuar artikullin edhe në mediat e huaja (shih këtu dhe këtu).


Analiza:

Mediumi në gjuhën shqipe “sot.com.al” ka publikuar një artikull për një zjarr që shpërtheu në një spital në Iran, por që përmes titullit nuk tregohet se në cilin vend ka ndodhur ngjarja.

Mos qartësimi i vendndodhjes së ngjarjes në titull nga mediumi në fjalë i shkruar në gjuhën shqipe dhe i regjistruar në Shqipëri, mund të çojë deri te dezinformimi i lexuesve, duke lënë hapësirë të nënkuptohet se ngjarja ka ndodhur në një nga hapësirat shqip-folëse.

Andaj edhe bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere