Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Lajm i vjetër me titull përgjithësues që nuk qartëson se për cilin shtet bëhet fjalë

FATBARDH DEMA

Portali i dyshimtë “Rrjeti.net” ka publikuar dje (16 dhjetor) një artikull me titull “Gjoba deri në 1500 euro për ata që pinë duhan gjatë vozitjes”.

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se titulli i këtij artikulli është përgjithësues, që nuk qartëson se për cilin shtet bëhet fjalë.

Kjo bëhet e ditur vetëm në përmbajtje, ku thuhet se “Një ligj kundër pirjes së duhanit që përfshin gjoba të mëdha për shoferë dhe pasagjerë në rast të një shkeljes së tij, së shpejti do të hyjë në fuqi në Greqi”.

Duke e ditur se ky portal shumicën e artikujve që i publikon kanë të bëjnë me Kosovën (këtu), kjo mund t’i dezinformojë lexuesit se lajmi ka të bëjë me shtetin e Kosovës.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “Rrjeti.net”:

https://rrjeti.net/2022/12/16/gjoba-deri-ne-1500-euro-per-ata-qe-pine-duhan-gjate-vozitjes/?fbclid=IwAR102b-HIUL6Gur_RomzVDPKQGIYk2GggY1s6W-eD8A8o_6GqgvuhtzUzLY

Përveç në këtë portal të dyshimtë, ky artikull është shpërndarë dje (16 dhjetor) edhe në Facebook nga faqja “Gazeta Prishtina”, e cila në këtë postim ka grumbulluar numër të madh komentesh e reagimesh. (shih këtu)


Megjithatë, pas hulumtimit të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se ky lajm është i vjetër, i publikuar në vitin 2020 nga portali informativ “Reporteri.net”, i cili edhe është cituar nga portali i dyshimtë “Rrjeti.net”.

Edhe “Reporteri.net” atëkohë këtij artikulli i kishte vendosur titull përgjithësues “Gjoba deri në 1500 euro për ata që pinë duhan gjatë vozitjes, nëse në veturë ka fëmijë dënimi 3 mijë euro”. (shih këtu)


Analiza:

Portali i dyshimtë “Rrjeti.net” ka publikuar një artikull të vjetër të vitit 2020 lidhur me një ligj në Greqi kundër pirjes së duhanit në veturë, ku thuhet se drejtuesit e automjeteve që shkelin këtë ligj do të gjobiten me 1 mijë e 500 euro.

Megjithatë, në titull nuk qartësohet se për cilin shtet bëhet fjalë. Bazuar në artikujt që ky portal i publikon, shumica e të cilëve kanë të bëjnë me Kosovën, kjo mund t’i dezinformojë lexuesit se lajmi ka të bëjë me shtetin e Kosovës. Në bazë të metodologjisë së punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere