Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025

HIBRID

Sipas të dhënave të publikuara nga Zyra Evropiane e Statistikave (Eurostat) më 17 qershor 2026, 29.2% e personave të moshës 16–74 vjeç në Bashkimin Evropian (BE), gjatë vitit 2025, u përpoqën të verifikonin vërtetësinë e informacionit ose përmbajtjes që kishin hasur në internet, duke përdorur burime të tjera (shih këtu).

Të dhënat janë publikuar në kuadër të statistikave për përdorimin e teknologjive digjitale.

Të dhënat tregojnë dallime ndërmjet vendeve të Bashkimit Evropian. Irlanda prin me përqindjen më të lartë të personave që janë përpjekur të verifikojnë informacionin online, me 63.6%. Pas saj renditet Holanda, me 53.1%, ndërsa Luksemburgu me 45.2%.

Në anën tjetër, Greqia regjistron përqindjen më të ulët, me 9.8%, e ndjekur nga Lituania me 14.9% dhe Rumania me 18.2%.

Edhe vendet e Ballkanit Perëndimor përfshihen në këtë statistikë. Sipas të dhënave të Eurostat-it, Maqedonia e Veriut ka përqindjen më të lartë në rajon, me 24.22% të personave që janë përpjekur të verifikojnë informacionin online. Pas saj renditet Mali i Zi, me 21.43%, Bosnjë-Hercegovina me 18.02%, Shqipëria me 14.34% dhe Serbia me 11.13%.

Këto rezultate tregojnë se të gjitha vendet e rajonit për të cilat ka të dhëna renditen nën mesataren e Bashkimit Evropian, prej 29.2%. Për Kosovën nuk ka të dhëna të publikuara për këtë tregues në vitin 2025.

Duhet theksuar se ky tregues mat përpjekjet e qytetarëve për të verifikuar informacionin përmes burimeve të tjera dhe nuk paraqet drejtpërdrejt aftësinë e tyre për të dalluar informacionin e saktë nga ai i pasaktë, apo nivelin e ekspozimit ndaj dezinformatave.

Në një mjedis digjital ku informacioni shpërndahet me shpejtësi, verifikimi përmes burimeve të tjera mbetet një prej praktikave të rëndësishme për konsumimin kritik të informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere