Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes Të fundit | Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin gusht 2026 Të fundit | Pretendim konspirativ se nëse dënohen krerët e UÇK-së, do të shkaktohet dhu… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump i ka bërë ftesë Thaçit për vizitë në SHBA më… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të sajuara që u atribuohen figurave politike,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se largimi nga përfitimet vlen për ata që nuk plotësojnë…
[ ARTIKULLI ]

Lajmi se kafenetë nga e hëna do të punojnë deri në orën 22:00, i pavërtetë

HIBRID

Portali i dyshimtë “Kosalb.net” ka publikuar një artikull në të cilin shkruan se restorantet dhe kafenetë, nga e hëna mund të punojnë deri në ora 22:00.

Ky shkrim përmban titull dhe përmbajtje të sajuar. Pas verifikimit dhe hulumtimit nga hibrid.info përmes makinave të kërkimit, nuk është gjetur asnjë lajm i tillë dhe artikulli nga ‘Kosalb.net’, rezulton të jetë i rremë.

Teksti i artikullit të publikuar në Kosalb.net:

Vjen lajmi se restorantet dhe kafenet do te punojne deri ora 22:00 dhe do te fillojne ora 05:00

Prej te henen nga ora 22:0deri në 05:00 ’do të punojë Qeveria dha masën e cila ka të bëj me punën e objekteve hotilerike, marketeve, ushqimeve të shpejta, furave. Propozimi jonë është që nga ora 22:00 deri në orën 08.00 të mos punoj asgjë, ose prej orës 22.00 deri në orën 05:00. Shiko listen e komunave me posht hap foten dhe del lista.

Vegëza e artikullit të publikuar në Kosalb.net:

https://kosalb.net/vjen-lajmi-se-restorantet-dhe-kafenet-do-te-punojne-deri-ora-2200-dhe-do-te-fillojne-ora-0500/

Analiza:

Artikulli i publikuar nga Kosalb.net përmban titull dhe përmbajtje të rreme. Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, ky shkrim kategorizohet si “Lajm i rremë”, “Dezinformatë” dhe “Clickbait”.

Arsyetimi:

Lajm i rremë – Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Clickbait – “Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere