Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Me fotografi false krijohet shpallje e rreme për dhurimin e pasurisë

FATBARDH DEMA

Një llogari në Facebook me emrin “Jesus Revient” që në fotografinë e profilit ka një grua të moshuar, me datë 3 mars ka publikuar një status në gjuhën shqipe, përmes së cilit është krijuar histori e sajuar duke pretenduar se bartësja (e rreme) e kësaj llogarie vuan nga një sëmundje dhe se “ka shprehur dëshirë që ta ndajë pasurinë e saj në vlerë prej 558 mijë euro”.

Në këtë status bëhet thirrje që të interesuarit të dërgojnë e-mail në një adresë elektronike (annamunchen25@gmail.com).

Pas verifikimit përmes programit të automatizuar “InVID”, hibrid.info ka hulumtuar rreth fotografisë së gruas së moshuar që gjendet në këtë profil.

Pas verifikimit shfaqet vetëm një rezultat sa i përket fotografisë së kësaj gruaje, e cila vjen nga makina e kërkimit “Yandex”, që shfaq një vegëz nga media sociale ruse Ok.ru me emrin “Eugenia Antonovscaia(Buzovscaia)”, e cila nuk hapet (kërkon regjistrim). (shih këtu)


Vegëza e postimit të publikuar në Facebook nga llogaria “Jesus Revient”:

https://www.facebook.com/groups/235539297312577/user/100087495923357/


Këtë status, kjo llogari e ka shpërndarë në median sociale Facebook në grupin “Shqiptaret ne USA – Amerike”, që numëron afër 3 mijë anëtarë. (shih këtu)


Pas kërkimit përmes programit të automatizuar “InVID” na paraqitet rezultati i vetëm në lidhje me fotografinë e gruas së moshuar, emri i së cilës thuhet të jetë “Eugenia Antonovscaia (Buzovscaia)”, bazuar në rezultatin e dhënë nga makina e kërkimit “Yandex”. (shih këtu)


Hibrid.info në mënyrë manuale ka bërë hulumtime rreth emrit të kësaj gruaje të moshuar, e që e njëjta është gjetur me të njëjtin emër (Eugenia Antonovscaia) në një media sociale tjetër në Rusi e quajtur “my.mail.ru”. (shih këtu)


Pra, llogaria në Facebook me emrin “Jesus Revient” është e rreme, e cila me anë të një fotografie të huazuar ka krijuar një histori të sajuar me pretendimin se bartësja e kësaj llogarie vuan nga një sëmundje dhe se “ka shprehur dëshirë që ta ndajë pasurinë e saj në vlerë prej 558 mijë euro”.


Analiza:

Nga procesi i kontrollit të fakteve dhe trajtimi i tyre u kuptua se pretendimi i bërë në këtë postim është tërësisht i sajuar. Pra ky statusi i bërë nga llogaria në Faceboko me emrin “Jesus Revient” në Facebook është një histori e trilluar e bazuar në fotografi false.

Fotografia e të moshuarës u gjet në rezultatet e dhëna nga makina e kërkimit “Yandex”, që e shfaq atë me emrin “Eugenia Antonovscaia(Buzovscaia)”, në mediat sociale ruse si “Ok.ru” dhe “my.mail.ru”.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë postim/njoftim si “Mashtrim”.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere